Flash

Favorizoi mikun e saj për kontratat publike, zv.presidentja e Argjentinës dënohet me 6 vite burg

Lapsi.al 7 December 2022
Favorizoi mikun e saj për kontratat publike, zv.presidentja e

Zv.presidentja e Argjentinës, Cristina Fernández de Kirchner, u dënua të martën me 6 vjet burg nën akuzat për një skemë mashtrimi përmes së cilës përvetësoi 1 miliard dollarë duke favorizuar dhënien e projekteve publike ndërsa ishte në pushtet. Asaj gjithashtu i është ndaluar përjetësisht mbajtja e posteve publike. Një trupë gjykuese e përbërë nga tre gjyqtarë e shpalli fajtore zonjën Kirchner për mashtrim, por hodhi poshtë akuzën për drejtimin e një organizate kriminale, për të cilën dënimi mund të ishte 12 vjet burg.

Është hera e parë që një nënpresidente argjentinase dënohet për një krim gjatë kohës që ushtron detyrën. Vendimi nuk është përfundimtar pasi pritet apelimi në Gjykatën e Lartë. Ky është një proces që mund të zgjasë disa vite. Ajo do të ketë imunitet për aq kohë sa zgjidhet. Mbështetësit e saj u zotuan se do ta paralizojnë vendin nëse ajo dënohet. Ata bllokuan qendrën e kryeqytetit Buenos Aires dhe marshuan drejt ndërtesës së gjykatës federale, duke u rënë daulleve dhe duke brohoritur ndërsa u përballën me barrierat e policisë.

Zonja Cristina Fernández de Kirchner i ka mohuar të gjitha akuzat. Ndaj saj u ngritën akuza se kishte favorizuar në dhënien e kontratave publike një manjat të industrisë së ndërtimit që ka lidhje të ngushta me familjen e saj.

Prokurorët thanë se zonja Fernández i dha padrejtësisht 51 projekte të punëve publike zotit Lázaro Báez. Ai është një manjati ndërtimi dhe aleat i hershëm i saj dhe bashkëshortit të saj Nestor Kirchner. Ky i fundit shërbeu si president nga viti 2003 deri në vitin 2007 dhe vdiq papritur në 2010.

Prokurorët Diego Luciani dhe Sergio Mola thanë se kompania e zotit Báez u krijua për të përvetësuar të ardhurat përmes projekteve publike që tejkalonin kostot e prashikuara dhe në disa raste nuk përfunduan kurrë. Kompania, thonë ata, u zhduk pas 12 viteve në pushtet të familjes Kirchner. Vendimi i plotë i trupës gjykuese do të publikohet të shkurt dhe ka gjasa të apelohet në Gjykatën e Lartë, një proces që mund të zgjasë disa vite. Sidoqoftë, ajo mbetet udhëheqësja e vetme e fraksionit të majtë të lëvizjes Peroniste. Ndaj saj janë ngritur edhe akuza të tjera, përfshirë atë për pastrim parashë ku përfshihen djali dhe vajza e saj. VOA

Të këshilluara

Mbreti Charles sulmohet sërish me vezë

Mbreti Charles është sulmuar sërish me vezë gjatë një shëtitjeje në Luton sot ndërsa policia arrestoi burrin e dyshuar për sulmin. Truprojat ndërhynë shpejt ...

17:27

Rrëzohet avioni ushtarak në Turqi

Një avion ushtarak F-5 është rrëzuar të martën në Iconium të Turqisë. Sipas një deklaratë të Ministrisë të mbrojtjes, piloti arriti të shpëtonte. Konya’da Tü...

15:04

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI