Flash

Parashikimi i motit: Alternime kthjellimesh dhe vranësirash

Lapsi.al 7 December 2022
Parashikimi i motit: Alternime kthjellimesh dhe vranësirash

Vendi ynë përgjatë gjithë 24-orëshit do të jetë në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Ato do të sjellin alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Paraditja do të ketë më shumë orë me diell kryesisht në ultësirën perëndimore. Ndërsa orët vijuese do t’i bëjnë më të dukshme vranësirat në të gjithë territorin duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes. Ato do të mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 19°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 – 4 ballë.

Kosova

Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të sjellin mbizotërimin të kthjellimeve dhe vranësirave të pakta gjatë orëve të para të ditës. Kthjellimet do të jenë më të dukshme. Por në orët vijuese vranësirat do të bëhen më të dukshme në të gjithë Kosovën. Kjo do të krijojë mundësi për reshje të izoluara.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV përgjatë të mërkurës do të jetë nën ndikimin e temperaturave relativisht të larta dhe masave ajrore të qëndrueshme. Ato do të sjellin në pjesën më të madhe të ditës dominim të kthjellimeve. Por pasditja dhe mbrëmja do të theksojnë vranësirat në të gjithë territorin e MV.

Rajoni dhe Europa

Kontinenti Europian në pjesën më të madhe do të jetë në dominimi e vranësirave të shumta. Ato do të sjellin reshje dëbore në gadishullin Skandinav dhe në Lindje të kontinentit. Por reshje të pakta dëbore do të ketë pjesërisht dhe Qendra e kontinentit, ndërsa pjesa tjetër e Europës Qendrore dhe pjesërisht Jugu i kontinentit do të kenë vranësira të shpeshta dhe reshje të pakta shiu. Me mot të qëndrueshëm paraqitet Europa Jugperëndimore, pjesërisht Qendra e Ballkanit dhe Brigjet detit të Zi ku do ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI