Flash

SPAK/ Në nëntor kemi marrë 12 kallëzime, kemi sekuestruar 16 pasuri të paluajtshme

Lapsi.al 7 December 2022
SPAK/ Në nëntor kemi marrë 12 kallëzime, kemi sekuestruar 16

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka bërë bilancin e punës për muajin nëntor të këtij viti. Sipas SPAK, janë paraqitur gjithsej 12 kallëzime penale, janë regjistruar 15 procedime penale, 4 prej të cilave janë dërguar për gjykim. Po ashtu mësohet se janë sekuestruar 16 pasuri të paluajtshme, 5 pasuri të luajtshme dhe 11 subjekte tregtare.

Njoftimi i SPAK:

  • Janë paraqitur 12 kallëzime penale, nga të cilat, për 4 kallëzime është vendosur mosfillim i hetimeve.
  • Janë regjistruar 15 procedime penale, nga të cilët 3 procedime për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe 12 procedime për vepra penale që lidhen me korrupsionin.
  • Janë dërguar për gjykim 4 procedime penale me 15 persona të pandehur për vepra penale që lidhen me korrupsionin.

Bazuar në kërkesat e paraqitura nga Prokuroria e Posaçme, janë miratuar nga Gjykata e Posaçme masa sigurimi personal ndaj 23 personave nën hetim.

Pas kërkesave përfundimtare të prokurorëve të posaçëm, është dhënë nga Gjykata e Posaçme një (1) vendim themeli, janë deklaruar fajtorë 2 persona të pandehur.

Në kuadër të ligjit antimafia është dhënë nga gjykata një (1) vendim konfiskimi sipas të cilit janë konfiskuar:

  • 16 pasuri të paluajtshme
  • 5 pasuri të luajtshme
  • 11 subjekte tregtare, ndër të cilët: 4 subjekte tregtare të konfiskuara plotësisht dhe kuotat përkatëse për 7 subjektet e tjera tregtare.

Janë kthyer 63 përgjigje për shkresa të ardhura nga institucione të ndryshme lidhur me statusin e shtetasve dhe zyrtarëve publikë shqiptarë në raport me procedimet penale ndaj tyre.

Janë ekzekutuar 5 vendime penale të formës së prerë; nga këto: 2 vendime kanë marrë formë të prerë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë. 3 në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

Janë nxjerrë urdhra ekzekutimi për 10 të dënuar.

Janë nxjerrë 2 urdhra ekzekutimi për konfiskimin e pasurive të luajtshme:

  • Automjete: 4 copë
  • Aparate celulare: 8 copë të markave të ndryshme

Janë miratuar nga prokurorët e posaçëm 25 vendime për miratim takimesh të të paraburgosurve me familjarët e tyre. Po ashtu edhe 4 vendime per lejimin e kryerjes së bisedave telefonike.

Është vënë në ekzekutim një (1)  letërporosi e ardhur nga autoritetet e huaja të drejtësisë. Janë dërguar 7 letërporosi për ekzekutim pranë autoriteteve të huaja.

Është bërë shpallja në kërkim ndërkombëtar e 2 shtetasve shqiptarë.

Të këshilluara

Rrahu gruan, arrestohet 47-vjeçari në Maliq

Një 47 vjeçar është arrestuar nga policia pasi ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në fshatin Sheqeras të Mali...

10:47

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI