Flash

Berisha mesazh Ramës pas sulmit në protestë: Jetën e japim, votën s’ta falim

Lapsi.al 8 December 2022
Berisha mesazh Ramës pas sulmit në protestë: Jetën e japim,

Kuvendi Kombëtar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike po mban sot një ceremoni në nder të Ditës së Rinisë, ku mbushen 32 vite nga lëvizja studentore e 1990 që solli ndryshimin. Teksa të pranishëm në sallë janë demokratë, mes tyre kryetari i PD-së, Sali Berisha, aktiviteti nisi me himnin shqiptar ku të gjithë u ngritën në këmbë dhe kënduan në një zë.

Berisha gjatë fjalës së tij, Berisha tha se Edi Rama nxori një kriminel për ta goditur në protestë, por shtoi se një njeri mund ta godasësh apo vrasësh, por kauza nuk vdes kurrë.

“Sot fjala dhe kryefjala e ditës dhe kohës është revolucion, dhe vetëm revolucion. Shqipëria nuk shpëtohet me lutje, me deklarata shpëtohet me revolucion, e shpëtojnë guximtarët, ata që e duan, që i dalin zot, ata si ju të cilët jeni të gatshëm të përballeni ballë për ballë me fundërrinat e regjimit të vjetër, me Edi Ramën, këtë bir xhelati që urren qenien shqiptare, liritë dhe dinjitetin e tyre.

Miqtë e mi, forumi dhe PD prej një viti u angazhua në një përpjekje të madhe për të vendosur votën në piedestal. Zhvilluam primaret, referendumet, në mënyrë që secili prej jush të ketë pushtetin dhe dinjitetin e vet. Këto nuk i kemi vetëm për veten tonë, do bëmë gjithçka t’ia garantojmë çdo qytetari shqiptarë atij që na saboton dhe atij që na voton.

Sot në pushtet është një klikë që urren liritë tuaja. Një njeri që ka shndërruar shtetin në një makineri monstruoze, të shtypjes dhe plaçkitjes së votës. Që përdor paratë dhe taksat e prindërve tuaj për të vjedhur votat.

Të rinjtë ikin dhe largohen sikur ky vend të ishte i mallkuar, por ky vend është i bekuar. Por ne do t’ia dalim, ne do i dalim zot Shqipërisë jemi të gatshëm të luftojmë çdo pushtues dhe mafie të saj.

Asgjë nuk na ndalon ne pa realizuar qëllimet tona, Edi Rama, ky frikacak nxjerr një kriminel në rrugë dhe gjuan, por një njeri mund të gjuhet, dhe vritet, por kauza nuk vdes kurrë more mjeran!

Ne do ta faktojmë shpejt se kauza jonë do të triumfojë, se Shqipërinë s’ta japim kurrë, se votën e lirë s’ta japim kurrë. Ata që kanë luftuar pushtues në histori, i kanë luftuar me moton ja vdekje ja liri, ne do ta luftojmë me moton jetën e japim votën nuk ta falim! Mjerë ti që ke prek votën tonë.

Ju mbaroni Kuvendin, partia mbyll primaret. Fillon faza e dytë e revolucionit, përballja me të gjithë potencialin tonë me këtë armik, përbindësh që po ushtron gjenocid mbi shqiptarët. Unë kam besim të madh se secili prej jush e ka shumë të qartë”, tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI