Flash

CR7 e pankina me Zvicrën, kërcënoi të largohej nga Katari: Federata portugeze e mohon

Lapsi.al 8 December 2022
CR7 e pankina me Zvicrën, kërcënoi të largohej nga Katari:

Gonçalo Ramos mahniti botën duke shënuar një trigolësh në të parën e tij si titullar në një Kupë Bote. Por në Portugali, në vigjiljen e çerekfinalen e kundër Marokut, bën akoma zhurmë pankina e Cristiano Ronaldo. Nisja e epokës post-Cristiano mbush faqet e para të gazetave portugeze dhe Record zbulon një prapaskenë të bujshme. Sapo ka mësuar për pankinën kundër Zvicrës, CR7 ka debatuar me trajnerin Santos. Madje ka kërcënuar se do të largohej nga Katari.

Krisja më pas është sistemuar, aq sa 5 herë Topi i Artë u shfaq rregullisht në stol. CR7 u fut vetëm në minutën e 28 të pjesës së dytë, i thirrur me zë të lartë nga publiku. Marrëdhëniet me Fernando Santos gjithësesi nuk janë tamam idilike, siç u kuptua në momentin e zëvendësimit ndaj Koresë së Jugut. Sjellje që vetë trajneri e kritikoi publikisht në konferencën për shtyp. E që ndoshta i kushtoi CR7 stolin në 1/8 e Botërorit.

Gjithsesi Ronaldo gjithmonë shkakton diskutime. Çdo vështrim apo qëndrim i tij studiohet në mikroskop nga populli i rrjeteve sociale. E madje sjellja e tij pas fitores 6-1 ndaj Zvicrës përfundoi sërish në shënjestër. Në fakt, një gazetar portugez ka publikuar një video në të cilën, ndërsa lojtarët shkonin të festonin suksesin me tifozët, Ronaldo mori rrugën për në dhomat e zhveshjes. Në fakt, CR7 i kishte përshëndetur të gjithë me shpejtësi, pak më parë.

Lexo më tej: Video/ Gonçalo Ramos “fshin” CR7: Portugalia asfalton Zvicrën, në çerekfinale e pret Maroku

Një reagim që nuk u pëlqye dhe që ndezi internetin, ndërsa gjithnjë e më shumë tifozët në Portugali duan në fushë Ramos, të riun që shkëlqeu dhe që i dha fund epokës së Ronaldos. Sulmuesi i Benfica kundër Marokut shkon drejt një fanelle tjetër titullare. Ndërsa CR7 do të ulet sërish në pankinë, me dhjetëra fotografë të gatshëm për të kapur çdo shprehje të tij.

FPF MOHON: "PROFESIONALIZMI I TIJ NUK DISKUTOHET"

Federata Portugeze e Futbollit (FPF) i është përgjigjur me një deklaratë zyrtare zërave se Cristiano Ronaldo ishte afër largimit nga Katari për shkak të përjashtimit të tij ndaj Zvicrës: “Kapiteni i Kombëtares, Cristiano Ronaldo në asnjë moment nuk kërcënoi se do të largohej. Ronaldo ndërton çdo ditë një histori unike në shërbim të kombëtares dhe vendit që duhet respektuar. E kjo dëshmon për shkallën e padiskutueshme të përkushtimit në kombëtare. Kontributi i lojtarit me më shumë paraqitje te Portugalia, demonstrohet sërish në fitoren kundër Zvicrës. Kombëtarja - lojtarët, trajnerët dhe struktura e FPF-së - është, siç ka qenë që nga dita e parë. Të përfshirë plotësisht në arritjen e rezultatit më të mirë, rekordin e të gjitha kohërave të Portugalisë në një Kupë Bote”.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI