Flash

Dita e Rinisë, 32 vjet nga Lëvizja Studentore e dhjetorit

Lapsi.al 8 December 2022
Dita e Rinisë, 32 vjet nga Lëvizja Studentore e dhjetorit

Sot është 8 dhjetor, festa kombëtare e Rinisë, në nderim të të gjithë studentëve të dhjetorit 1990 dhe gjithë rinisë shqiptare. Natën e 8 dhjetorit 1990, rreth 300 studentë nisën atë që më vonë u quajt Lëvizja Studentore 90-ës. Të organizuar ata marshuan nga Qyteti Studenti drejt qendrës së Tiranës. Kështu ata u bënë nismëtarë  të kthesës së madhe historike të vendit, duke u ngritur në protesta që sollën rënien e sistemit komunist dhe ardhjen e demokracisë.

Marshimi i tyre ndaloi mes qytetit të tyre dhe bulevardit të Tiranës. Radhët e tyre ishin shtuar minutë pas minute dhe turma kishte mbërritur deri në 1000 persona. Përkundër paraqitjes së forcave policore, studentët nuk u ndalën.

Me shprehjen “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, të rinjtë rrëzuan statujën e ish-diktatorit Enver Hoxha. Ata kërkuan ngritjen e sistemit të vlerave perëndimore dhe të shtetit të së drejtës. Po ashtu apeluan integrimin në Europë dhe garantimin e pluralizmit politik si bazë kryesore për një shoqëri të lirë e demokratike.

Lëvizja Studentore do të vijonte me organizime e protesta edhe në ditët e para të vitit 1991 deri në ditët e grevës së urisë. Ato kulmuar mesditën e 20 shkurtit 1991, kur studentët të mbështetur nga pedagogët dhe shumë qytetarë të Tiranës, zbarkuan në sheshin Skënderbej, duke rrëzuar përfundimisht diktaturën komuniste dhe duke sjellë për shqiptarët lirinë e munguar gjatë pothuaj gjysmë shekulli.

Të këshilluara

Kursi i këmbimit valutor këtë 8 dhjetor

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar amerikan do të blihet me 109.7 lekë dhe do të shitet me 111.2 lekë. Euro do të blihet me 115.7 lekë. Ai do të shitet...

08:36

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI