Flash

Irani kryen ekzekutimin e parë për protestat anti-qeveritare

Lapsi.al 8 December 2022
Irani kryen ekzekutimin e parë për protestat anti-qeveritare

Irani ka thënë të enjten se ka ekzekutuar një të burgosur, që supozohet se është dënuar gjatë protestave mbarëkombëtare të javëve të fundit. Ky ekzekutim besohet se shënon ndëshkimin e parë të tillë të kryer nga Teherani. Ekzekutimi vjen teksa edhe të burgosur të tjerë përballen me dënime me vdekje për përfshirjen e tyre në protestave. Protestat kanë shpërthyer kundër Policisë për Moral në Iran, pas vdekjes së Mahsa Aminit, 22-vjeçares e cila është ndaluar nga zyrtarë të këtij departamenti, nën dyshimet se nuk e ka vendosur si duhet mbulesën në kokë.

Ndërkohë protestat janë zgjeruar edhe me kërkesa të tjera. Tubuesit kanë sfiduar teokracinë e Iranit në mënyrë më serioze prej Revolucionit Islamik të vitit 1979. Aktivistët paralajmërojnë që edhe persona tjera mund të ekzekutohen.

“Ekzekutimi i Mohsen Shekarit duhet të rezultojë me reagime të fuqishme, pasi në të kundërtën do të përballemi me ekzekutime të përditshme të protestuesve”, ka thënë Mahmood Amiry-Moghaddam, drejtor i Grupit për të Drejtat e Njeriut në Iran, që ka selinë në Oslo.

“Ky ekzekutim duhet të përcillet me pasoja praktike në nivel ndërkombëtar”.

Agjencia iraniane e lajmeve, Mizan, e ka bërë të ditur ekzekutimin. Në të, burri i ekzekutuar është akuzuar për bllokim të rrugëve dhe sulm ndaj pjesëtarëve të sigurisë në Teheran. Deri më tani, të paktën 475 persona kanë vdekur nëpër protestat e nisura javë më parë në Iran, derisa mbi 18.000 të tjerë besohet se janë arrestuar.

Irani është një prej vendeve që kryen më së shumti ekzekutimeve në botë. Autoritetet e këtij vendi i ekzekutojnë të burgosurit kryesisht duke i varur./Rel

Të këshilluara

Kursi i këmbimit valutor këtë 8 dhjetor

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar amerikan do të blihet me 109.7 lekë dhe do të shitet me 111.2 lekë. Euro do të blihet me 115.7 lekë. Ai do të shitet...

08:36

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI