Flash

Osmani: Beogradi do të përdorë serbët e Kosovës për interesat e tij

Lapsi.al 8 December 2022
Osmani: Beogradi do të përdorë serbët e Kosovës

Marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me njohjen reciproke.

Kështu u shpreh presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë një interviste për “EUROACTIV” kur u pyet për versionin e fundit të propozimit franko-gjerman. Edhe pse nuk dha shumë detaje në lidhje me dokumentin osmani sqaroi se njohja e pavarësisë së kosovës nga serbia do të garantonte paqen dhe stabilitetin në rajon.

“Pra, ne po punojmë për ta arritur këtë. Ky është qëllimi ynë, duke pasur gjithmonë parasysh se ne duhet të mbrojmë dhe ruajmë integritetin territorial të Kosovës, sovranitetin, si dhe karakterin e saj unitar siç parashikohet në Kushtetutën tonë. Ne do të vazhdojmë të jemi konstruktiv, të hapur, të jemi kreativ dhe të bëjmë kompromise kur është e nevojshme, por asnjëherë në atë mënyrë që do ta bënte Kosovën një shtet jofunksional. Kjo është vija e kuqe”, tha Vjosa Osmani.

Presidentja osmani hodhi akuza të forta ndaj beogradit, duke pretenduar se po përdorë pakicën etnike serbe në Kosovë për interesat e tij. Ajo madje e ka krahasuar me taktikat që përdori Moska para aneksimit të Krimesë në 2014.

“Duhet të jemi shumë vigjilentë dhe të kujdesshëm që të mos i injorojmë këto veprime të Serbisë. Duhet të parandalojmë përshkallëzimin e situatës. Serbia vazhdon të jetë rreziku i vetëm për paqen në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë. Ne duhet tapranojmëse ekziston një burim jostabiliteti. Është vetëm një dhe po shërben si përfaqësues rus, për fat të keq, duke u shërbyer edhe interesave të Kremlinit.”

Osmani foli edhe për aplikimin për anëtarësim në BE. Ajo tha se Prishtina ka përparuar në lobimin për të marrë njohjen nga pesë vendet anëtare të unionit, konkretisht nga Qiproja, Greqia, Spanja, Rumania dhe Sllovakia, që nuk e kanë bërë ende. Prishtina ka zgjedhur dhjetorin si datë për të aplikuar me qëllimin që kjo të bëhet gjatë Presidencës çeke të Këshillit të BE-së.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI