Flash

Parashikimi i motit/ Vranësira dhe mundësi për reshje shiu

Lapsi.al 8 December 2022
Parashikimi i motit/ Vranësira dhe mundësi për reshje shiu

Vijojnë vranësirat e shpeshta të jenë prezente përgjatë gjithë ditës në të gjithë territorin shqiptar. Parashikohet që herë pas here këto vranësira të pësojnë herë pas here zhvillime të përkohshme duke krijuar mundësi për reshje të pakta shiu. Sipas MeteoAlb, më të dukshme reshjet do të jenë në zonat veriore. Ndërsa pjesa tjetër e territorit do të ketë momente të shkurtra me reshje të pakta.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por vijojnë konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 19°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Kosova

Pjesa e parë e ditës do të jetë nën ndikimin e motit të qëndrueshëm në të gjithë Kosovën, duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta. Por në vijim parashikohet që vranësirat të pësojnë zhvillime, të cilat do të gjenerojnë rreshje të pakta shiu kryesisht në zonat perëndimore.

Maqedonia e Veriut

Territori i MV në pjesën më të madhe të tij do të mbizotërohet nga moti i  qëndrueshëm. Paraditja në MV do të sjelli alternime kthjellimesh të pakta dhe vranësirash të shpeshta. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të shtoj vranësirat në vend duke gjeneruar reshje të pakta dhe të izoluara shiu pjesërisht në zonat perëndimore.

Rajoni dhe Evropa

Evropa Jugore në një pjesë të mirë të saj do të jetë në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu dhe herë pas here priten edhe rrebeshe. Gjithashtu nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm paraqitet Skandinavia dhe Lindja e kontinentit, ku do të kenë vranësira të dendura dhe reshje të konsiderueshme dëbore. Ndërsa pjesërisht Evropa qendrore dhe ajo Jugperëndimore do të dominohen nga kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta.

 

Rajoni dhe Evropa

 

Të këshilluara

Rrahu gruan, arrestohet 47-vjeçari në Maliq

Një 47 vjeçar është arrestuar nga policia pasi ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në fshatin Sheqeras të Mali...

10:47

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI