Flash

Prokuroria nis hetimet për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit

Lapsi.al 8 December 2022
Prokuroria nis hetimet për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit

Prokurori special Blerim Isufaj ka konfirmuar për Gazetën Express nisjen e hetimeve për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit nga Laboratori i Toksikologjisë në kuadër të Institutit të Mjekësisë Ligjore. Prokurori Isufaj tha se hetimet kanë filluar. Ai shtoi se “nuk mund të thotë asgjë më shumë rreth rastit”.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot njoftoi për zhdukjen e mostrave të ish-aktivistit të LVV-së, Astrit Dehari. Në konferencën e jashtëzakonshme të thirrur për media ministrja tha se mostrat e ish-aktivistit të LVV-së, Astrit Dehari janë zhdukur nga Laboratori i Toksikologjisë në kuadër të Institutit të Mjekësisë Ligjore. Ministrja Haxhiu tha se ky është një akt i rëndë dhe kriminal.

“Mbrëmë në orët e vona jam njoftuar se janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga Laboratori i Toksikologjisë në kuadër të institutit të Mjekësisë Ligjore. Ky është një akt i rëndë. Ky është një akt kriminal. E kam njoftuar kryeprokurorin e shtetit Besim Klemendin dhe drejtorin e policisë Fehmi Hotin. Kam vizituar IML-në”, tha ajo.

Haxhiu tha se në atë hapësirë të IML-së ku janë ndodhur mostrat mund të hyjnë vetëm 3 persona. Ministrja e Drejtësisë është zotuar se autorët që kanë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga laboratori i IML-së, do të gjenden dhe rasti do të zbardhet.

“Situata e krijuar është tepër e rëndë. Ajo vendos fije dyshimi në gjithë Institutin e Mjekësisë Ligjore, por edhe në veprimtarinë e tij. Protokolli i vendit ku ruhen mostrat është shumë strikt dhe nëse ai ndiqet kuptohet qartë se kush janë përgjegjësit për këtë krim. Autorët do të gjinden. Rasti do të zbardhet me çdo kusht, për këtë nuk ka dyshim e as kompromis”, u shpreh Haxhiu.

Ajo shtoi se një situatë e tillë nuk mund të tolerohet.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI