Flash

Talibanët rikthejnë ekzekutimet në publik

Lapsi.al 8 December 2022
Talibanët rikthejnë ekzekutimet në publik

Administrata talibane e Afganistanit ka dënuar me vdekje një person, duke e ekzekutuar atë në publik.

Ky është ekzekutimi i parë në publik që kur grupi militant rimori pushtetin në Afganistan gushtin e kaluar.

Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, tha më 7 dhjetor se zyrtarët e lartë të grupit morën pjesë e ekzekutimit të një burri nga qarku Injil në provincën Herat. Ai pretendohet se ka pranuar se ka vrarë një person me thikë dhe i ka vjedhur motoçikletën dhe telefonin, gjatë një grabitjeje pesë vjet më parë.

Disa zyrtarët të lartë talibanë, përfshirë edhe zëvendëskryeministrin Abdul Ghani Baradar, ishin prezentë gjatë ekzekutimit, tha zëdhënësi i Qeverisë, Bilal Karimi. Përveç Baradarit, i pranishëm ishte edhe ministri i Brendshëm, Sirajuddin Haqqani, dhe udhëheqësit e gjyqësorit dhe dikastereve të tjera qeveritare.

Agjencia e lajmeve Reuters tha se ekzekutimi i krye në pjesën perëndimore të Afganistanit.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka shprehur “shqetësim të thellë” lidhur me ekzekutimin në publik, tha zëdhënësja e tij, Stephanie Tremblay.

“Qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar. OKB-ja është kundër dënimit me vdekje”, tha ajo dhe shtoi se OKB-ja bën thirrje për rikthimin e moratoriumit për dënimet me vdekje në Afganistan.

Talibanët morën kontrollin e Afganistanit gushtin e kaluar, në kohën kur trupat ndërkombëtare u tërhoqën nga shteti, pas dy dekadash.

Grupi militant ka kufizuar të drejtat e grave dhe vajzave sa i përket punës dhe arsimimit.

Shumica e shteteve të botës nuk e njohin Qeverinë e udhëhequr nga talibanët për shkak të shqetësimeve se militantët nuk do t’iu përmbahen premtimeve për të respektuar të drejtat e njeriut. Megjithatë, më 17 mars Këshilli i Sigurimit i OKB-së votoi për të krijuar lidhje zyrtare me Afganistanin.

Dënimet me vdekje janë zbatuar gjatë regjimit të mëhershëm taliban nga viti 1996-2001, periudhë kur ekzekutimet dhe ndëshkimet kryheshin para turmave të mëdha./rel/

Të këshilluara

Mbreti Charles sulmohet sërish me vezë

Mbreti Charles është sulmuar sërish me vezë gjatë një shëtitjeje në Luton sot ndërsa policia arrestoi burrin e dyshuar për sulmin. Truprojat ndërhynë shpejt ...

17:27

Rrëzohet avioni ushtarak në Turqi

Një avion ushtarak F-5 është rrëzuar të martën në Iconium të Turqisë. Sipas një deklaratë të Ministrisë të mbrojtjes, piloti arriti të shpëtonte. Konya’da Tü...

15:04

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI