Flash

Tentoi të shpërndante Kongresin, arrestohet presidenti i Perusë

Lapsi.al 8 December 2022
Tentoi të shpërndante Kongresin, arrestohet presidenti i Perusë

Presidenti i Perusë Pedro Castillo është arrestuar nga policia në kryeqytetin Lima pasi ligjvënësit votuan për rrëzimin e tij në atë që u cilësua një “ditë e trazuar” për vendin e Amerikës së Jugut, raporton CNN. Tashmë pritet që si kryetare e shtetit të Perusë të betohet zëvendëspresidentja Dina Boluarte. Megjithatë ajo duhet të fitojë mbështetje ndërpartiake që të mund të qeverisë.

Një shumicë prej 101 anëtarësh në kongresin me 130 anëtarë votuan për të shpallur fajtor Castillo-n të mërkurën pasdite. Ky i fundit më herët gjatë ditës tentoi që të shpërndante Kongresin dhe të vendoste një qeveri të përkohshme. Thirrja e Castillo-s për të ndryshuar kushtetutën për zgjedhjet parlamentare shkaktoi një sërë dorëheqjesh në kabinet. Po ashtu solli dhe reagime të ashpra nga zyrtarë të lartë të vendit por edhe nga fqinjët rajonalë.

Të paktën shtatë ministra të kabinetit dhanë dorëheqjen. Këtu përfshihet edhe Ministri i Mjedisit Wilbert Rozas, Ministrin e Financave Kurt Burneo, Ministrin e Marrëdhënieve me Jashtë Cesar Landa dhe Ministrin e Drejtësisë Felix Chero. Castillo, i cili më parë ka qenë mësues dhe drejtues sindikatash, ka kritikuar opozitën e vendit se ka pasur si qëllim që ta largojë që në ditën e parë që mori detyrën.

Ai po ashtu ka akuzuar Prokuroren e Përgjithshme të Perusë, Patricia Benavides, për orkestrimin e asaj që ai e quajti një formë të re “grusht shteti” kundër tij përmes hetimeve të zyrës së saj. Në tetor, Benavides paraqiti një ankesë kushtetuese kundër tij. Kjo erdhi bazuar në tre nga gjashtë hetimet që kishte hapur zyra e saj. Ankesa lejon kongresin të kryejë hetime kundër presidentit.

Të këshilluara

Talibanët rikthejnë ekzekutimet në publik

Administrata talibane e Afganistanit ka dënuar me vdekje një person, duke e ekzekutuar atë në publik. Ky është ekzekutimi i parë në publik që kur grupi milit...

08:20

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI