Flash

E shpëton pankinën me gjysëmfinalen në Katar, Deschamps: "Nuk është momenti për të folur"

Lapsi.al 9 December 2022
E shpëton pankinën me gjysëmfinalen në Katar, Deschamps:

“Nuk është koha për të folur për të ardhmen time”. Trajneri i Francës, Didier Deschamps, hedh poshtë argumentin në prag të çerekfinales së Kupës së Botës në Katar. Franca, kampione bote në fuqi, do të sfidojë Anglinë. Pas Kupës së Botës, trajneri fitues i turneut në 2018, do të takohet me presidentin e Federatës Le Graet: “Gjëja më e rëndësishme është të shkojmë në gjysmëfinale”, përfundoi Deschamps.

Gjysmëfinale që mund të përmendet edhe si hapi i radhës për Francën, por që në fakt do të thotë më shumë. Sipas L'Equipe, arritja në katër më të mirët e botës, do t'i jepte të drejtën Deschamps të ruante pankinën. Nuk është dicka e re, që Zinedine Zidane është në pritje të marrë pankinën e kombëtares, pas Kupës së Botës. Tekniku ka hequr dorë nga drejtimi i një klubi, që kur u largua nga Real Madrid.

Lexo më tej: Nuk është Kane, Sterling e as Foden! Për francezët rreziku numër 1 është… Maguire

Në mendjen e tre herë fituesit të Champions radhazi është Franca. Por nëse Les Bleus eliminojnë Anglinë dhe kualifikohen në gjysëmfinale, Zidane ndoshta do t'i duhet të presë akoma. Deschamps dhe kombëtarja duken një binom shumë i suksesshëm për tu ndërprerë, qoftë edhe statusin që përfaqëson Zizu.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI