Flash

Shfaqet video e sherrit Onana-Song: nga lotët te përplasja, si ndodhi grindja në Katar

Lapsi.al 9 December 2022
Shfaqet video e sherrit Onana-Song: nga lotët te përplasja, si ndodhi
Një kapitull i ri zbulohet për çështjen Onana-Song që tronditi Kamerunin në Kupën e Botës. Këtë herë polemika është ndezur nga një video e publikuar, pa miratim. Në të cilën trajneri flet për ngjarjet në Katar. Rikonstruksioni është i qartë: “Ditën e ndeshjes ndaj Serbisë i thashë Onana se duhej të flisja me të. E ai filloi të qante. I thashë: 'Nuk kam kohë të flas për këto gjëra, të telefonova dje dhe nuk erdhe të flasësh me mua. Flas me Aboubakar, Choupo-Moting dhe Anguissa, të cilët janë lojtarët më përfaqësues të ekipit dhe nuk mund të flas me ty?'" “Në stërvitje Onana bën spektakël, në fushë ndërmerr shumë rreziqe. Unë ia përsërita: 'Nuk duhet të rrezikosh, dërgoje në anë të fushës, jo në mes'. E ai mu përgjigj: 'Po luaj, nuk kam kohë të flas me ty'". Në hotel, në vend që të vinte të bisedonte me mua, ai shkoi të takonte presidentin Samuel Eto'o. E presidenti e dërgoi atë... nuk e di ku”, ishte rrëfimi i teknikut Song në videon "e vjedhur". Trajneri ka dashur të sqarojë edhe daljen e videos mbi çështjen Onana-Song: “Duke pasur parasysh bujën e shkaktuar nga shpërndarja e kësaj bisede private. Më duhet të saktësoj se jam detyruar të marr një vendim të rëndësishëm në lidhje me grupin. Sepse më është cënuar nderi, si trajner i Luanëve të Paepur”.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI