Flash

Stresi kërkon ribashkim me ish-bashkëshorten

Lapsi.al 9 December 2022
Stresi kërkon ribashkim me ish-bashkëshorten

Reperi i njohur Stresi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj, është rikthyer përsëri në qendër të vëmendjes për jetën e tij private.

Ka qenë vetë reperi, i cili gjatë një bisede me njërën nga banoret e “BBVK”, ka rikujtuar ish-partneren e tij Keisin.

“Vetëm po të më vijë ish-gruaja këtu, do kisha dalë nga “Big Brother” direkte. Harroje që ma mbush mendjen mua dhe harroje që e konkurron atë këtu”– u shpreh Stresi, duke lënë të kuptohet se Keisi është i vetmi person që mund ta “nxjerrë” nga “BBVK”.

Mirëpo tashmë ka reaguar Keisi. Ajo ka publikuar videon e Stresit në Instastory dhe ka shkruar: Njiheni edhe ju pak.

Por sërish Stresi ka bërë një tjetër reagim, ku ka listuar edhe tre arsyet kryesore se përse mori pjesë në këtë “Big Brother VIP Kosova”.

“Unë kam ardhur për tre arsye në këtë “Big Brother”. Së pari, për të treguar kulturën që më ka dhënë nëna dhe babai im dhe për të treguar që nuk jam ai që më etiketojnë. Arsyeja e dytë është që të njoh veten akoma edhe më shumë, të harroj gabimet dhe shpresoj që pas Big Brother-it të bashkohem me bashkëshorten tim”, theksoi Stresi.

Të këshilluara

Romanca e Gerard Pique dhe Clara në krizë

Gerard Piqué  po përflitet për një ndarje të mundshme me të dashurën e tij Clara Chía. Sipas disa publikimeve në Spanjë, ka disa arsye pse Clara Chia nuk do ...

14:44

Johnny Depp, personi më i kërkuar në Google

Johnny Depp kryesoi listën e njerëzve më të kërkuar në Google 2022. Menjëherë pas tij në vendin e dytë është aktori, Will Smith. Ndërsa  vendin e tretë e mban  ...

12:30

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI