Flash

Parashikimi i motit për ditën e shtunë

Lapsi.al 10 December 2022
Parashikimi i motit për ditën e shtunë

Kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të diktojnë kushtet e motit në vendin tonë përgjatë gjithë 24orëshit. Kjo do të sjellë vranësira të shumta të cilat do të gjenerojnë reshje të pakta shiu gjatë paradites.

Ndërsa në orët vijuese vranësirat do të zhvillohen, duke bërë që reshjet të bëhen më të dukshme në të gjithë territorin. Më të shumta shirat do të jenë në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër të Shqipërisë.

Sipas MeteoAlb temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 20°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 5 ballë.

Kosovë

Pjesa e parë e ditës në Kosovë do të jetë në dominimin e vranësirave të shumta dhe intervaleve të shkurtra me kthjellime. Ndërsa në orët e pasdites dhe mbrëmjes prite që vranësirat të shtohen gradualisht në të gjithë territorin duke krijuar mundësi për reshje shiu.

Maqedonia e Veriut

MV në orët e para të ditës do të jetë nën ndikimin e vranësirave të shpeshta nëm të gjithë territorin, por nuk priten reshje në vend. Ndërsa gjatë mesditës dhe në vijim parashikohet që vranësirat të pësojnë zhvillime duke gjeneruar reshje shiu, ku më të dukshme do të jenë në orët e mbrëmjes.

Rajoni dhe Europa

Mbeten vranësirat e shumta dhe reshjet e dendura të dëborës në Europën Veriore dhe Lindore. Gjithashtu pjesa më e madhe e Jugut të kontinentit do të jetë nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm, i cili do të gjenerojë reshje të konsiderueshme. Ndërsa Gadishulli Iberik dhe pjesërisht Qëndra e kontinentit do të jenë me kthjellime dhe kalime vranësirash.

 

 

 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI