Flash

I dënuar për trafikim drōge në Itali, prokuroria i sekuestron 6 apartamente dhe një dyqan

Lapsi.al 12 December 2022
I dënuar për trafikim drōge në Itali, prokuroria i sekuestron 6

Prokuroria e Vlorës i ka sekuestruar Viktor Shorajt 6 apartamente dhe një dyqan. Shorajt ishte subjekt i OFL pasi rezultonte i dënuar në Itali për vepra si trafik droge por edhe gjobëvënie. Nga hetimet është kërkuar vendosja e sekuestros preventive mbi disa pasuri të paluajtshme, regjistruar në emër të Shorajt, dhe familjarëve të tij. Dyshohet se pasuritë janë produkt i veprave penale të kryera në shtetin italian.

Viktor Shorja rezulton se është person i dënuar për veprat penale të "Mbajtje e paligjshme e lëndëve narkotike"; "Shtrëngim për dhënie pasurie"; "Mbajtja pa leje e armëve"; "Transport dhe mbajtje e lëndëve narkotike në bashkëpunim".  Dënimet ai i ka kryer përgjatë viteve 2000-2007 në shtetin Italian.

Pasuritë e sekuestruara

- Pasurinë e llojit Apartament Nr.1/3 (2+1), në katin e parë banim, sip ndërtimi 118,125m2, në Rrugën "Sul Bega", "Objekti Riza Cerova", në pronësi të shtetases M. M.;

- Apartament Nr 7/3 (2+1), në katin e shtatë banim, me sip. 109,03 m2, në Rrugën "Sul Bega", "Objekti Riza Cerova”, në pronësi të shtetases M. M.;

- Apartament me Nr 7/1 (1+1), ne katin e shtatë banim, me sip 80.7 m2, në Rrugën "Sul Bega", "Objekti Riza Cerova, në pronësi të shtetases M.M.;

- Apartament me Nr 6/1 (2+1), në katin e gjashtë banim, me sip. ndërtimi 110,36m2, në Rrugën "Sul Bega", "Objekti Riza Cerova", në pronësi të shtetases M. M.

- Njësia dyqan me sip. ndërtimi 122m2 dhe 2(dy) poste parkimesh (Nr.13 dhe 14) në Rrugën "Tefta Tashko Koço", Bashkia Tiranë, në pronësi të shtetases M.M., të blera më parë nga ana e shtetasit V. Sh., me kontratë për shumën prej 100.000 eurosh;

- Pasuria nr.70/3 +2-103, ZK 2832 Orikum Vlorë, apartament me sip 52.27 m2, blerë sipas kontratës së shitjes për vlerën e 22.000 Euro. Shuma e likujduar tërësisht jashtë zyrës noteriale; dhe

- Pasuria nr.70/3 +2-111, ZK 2832 Orikum Vlorë, apartament me sip 54.50  m2, blerë blerë sipas kontratës për vlerën e 28.000 Euro.

Të këshilluara

Lezha nën ujë, 400 ha tokë të përmbytura

Reshjet e shiut të rëna gjatë fundjavës kanë shkaktuar probleme të shumta në disa qarqe të vendit. Fryrja e lumenjve dhe përrenjve ka bërë, që në disa zona të k...

09:36

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI