Flash

Asnjë Rolls-Royce në garazh: Arabia Saudite e quan lajm fals dhuratën e Mbretit për fitoren me Argjentinën

Lapsi.al 13 December 2022
Asnjë Rolls-Royce në garazh: Arabia Saudite e quan lajm fals

Një nga rezultatet më befasues të këtij Botërori në Katar, edhe pse vetëm në fazën e grupeve. Fitorja e Arabisë Saudite me përmbysje ndaj Argjentinës dëshpëroi shumë tifozë të Amerikës së Jugut. Në Argjentinë iu trembën një eliminimi të hershëm, ndërsa një popull i tërë, sauditët, shpërthyen në entuziazëm. Vazhdimi i turneut më pas rivendosi hierarkitë. Albiceleste në gjysmëfinale dhe arabët të eliminuar në grupe. Por me një Rolls-Royce në garazh, sipas tabloidëve të panumërt.

Në fakt, u përhap me shpejtësi lajmi se lojtarët e Arabisë Saudite do të merrnin secili si dhuratë, me urdhër të Mbretit, nga një Rolls-Royce luksoze. Megjithatë, disa ditë më vonë, presidenti i Federatës së Futbollit Yasser Al-Misehal, duke folur për Marca, e mohoi kategorikisht dhuratën bujare.

MOHIMI I DHURATËS LUKSOZE

Në intervistën e dhënë për gazetën spanjolle, numri një i Federatës Saudite të Futbollit mohoi historinë e Rolls-Royce: “Jo, jo, jo. Futbollistët tanë luajtën për krenarinë e përfaqësimit të vendit të tyre - tha ai -. Ata patën nderin dhe fatin të përfaqësonin kombëtaren në një ndeshje historike kundër Argjentinës. Thashethemet nuk janë të vërteta. Sigurisht që ata kishin një bonus, por ishte një bonus i rregullt. Ka rregulla për këtë. Ata nuk luajnë për bonuse, luajnë për vendin e tyre. Për të bërë historinë e tyre. Shumë prej tyre u bënë të famshëm pasi mposhtën Argjentinën”.

Pasi e cilësoi si lajm fals historinë e çmimit bujar të lojtarëve, presidenti i federatës saudite ka dashur të flasë edhe për gjendjen e Al-Shahranit. Ai pësoi një dëmtim të tmerrshëm gjatë ndeshjes kundër Argjentinës: “Falë Zotit është mirë. Ai ka marrë disa dëmtime të rënda. Jo vetëm një dëmtim në fytyrë, por edhe në brinjë dhe një dëmtim tjetër në pankreas, që ishte i frikshëm. Ai iu nënshtrua tre operacioneve, tani është mirë në shtëpi. Mendoj se ngadalë do të rifillojë stërvitjet dhe shpresoj që së shpejti të kthehet në fushat e futbollit”.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI