Flash

Ukrainë/ OKB: Më shumë se 6 mijë civilë janë vrarē që nga nisja e luftës

Lapsi.al 13 December 2022
Ukrainë/ OKB: Më shumë se 6 mijë civilë janë

Organizata e Kombeve të Bashkuara thotë se të paktën 6 mijë e 755 civilë u vranë, dhe më shumë se 10 mijë e 600 të tjerë u plagosën që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Pushtimi rus i Ukrainës – që nisi më 24 shkurt – ka hyrë në muajin e dhjetë.

Lexo më tej: Gati 300 ditë nga pushtimi, çfarë po ndodh me luftën në Ukrainë 

Forcat ukrainase po vazhdojnë të betejën në lindje, teksa trupat ruse po sulmojnë në disa drejtime.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura i Ukrainës, tha më 13 dhjetor, se rusët vazhduan të sulmojnë në Bakmut, Avdijivka dhe Zaporizhja në Ukrainën lindore dhe qendrore, por bombarduan pa dallim, si pozicionet ushtarake, ashtu edhe vendbanimet civile.

“Në përpjekje për të frenuar veprimet e forcave ukrainase, armiku po bombardon pozicionet e trupave tona dhe objektivat civile përgjatë gjithë linjës së kontaktit”, thuhet në njoftim.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se granatimet e vazhdueshme të Rusisë kanë shkatërruar plotësisht qytetin e Bakhmut dhe kanë dëmtuar rëndë qytetin e Avdijivka.

Sulmet e vazhdueshme ruse ndaj infrastrukturës së Ukrainës kanë shkaktuar ndërprerje të mëdha të energjisë dhe kanë lënë pa rrymë miliona persona./REL

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI