Flash

Video/ Argjentina finalistja e parë e Katar 2022: hakmarrje e plotë për katër vjet më parë, 3-0 ndaj Kroacisë

Lapsi.al 13 December 2022
Video/ Argjentina finalistja e parë e Katar 2022: hakmarrje e plotë

Argjentina është finalistja e parë e Kupës së Botës 2022 në Katar. Albiceleste mposhti Kroacinë 3-0 dhe tani pret fituesin e Francë-Marok. Në pjesën e parë, pas gjysmë ore në të cilën ndodhi pak ose aspak, erdhi episodi që ndryshoi ndeshjen. Në minutën e 32, Livakoviç rrëzoi Alvarez në zonë dhe penallti për amerikano-jugorët. Messi nuk gaboi nga pika e bardhë (34'), duke shënuar golin e pestë në gjashtë ndeshje. Kroacia gaboi përsëri pas 5'. Sulmuesi i Manchester City, pasi fitoi penalltinë, dyfishoi avantazhin me një depërtim individual. Me fat në përplasjet e topit, Alvarez vuri në siguri rezultatin. Shpresat kroate u shkatërruan përfundimisht në minutën e 69. Messi kaloi Gvardiol dhe shërbeu për Alvarez topin e golit të tretë. Dygolësh për sulmuesin e City dhe tani Messi është një ndeshje larg historisë.

E udhëhequr nga Leo Messi dhe Julian Alvarez, Argjentina pushtoi finalen e katërt në historinë e saj. E njëkohësisht shoi ëndrrën e Kroacisë, që ëndërroi finalen e dytë radhazi pas Rusi 2018. Albiceleste padyshim luajti ndeshjen më të mirë në Katar, me një përqendrim difensiv, asnjëherë të parë deri tani. Përpara, dy sulmuesit ishin të pamëshirshëm dhe të pandalshëm. Një gol dhe një asist për Messi, dy gola për sulmuesin e Manchester City. Alvarez kapërceu, kështu, përfundimisht Lautaro Martinez në hierarki. Albiceleste tregoi edhe njëherë një unitet grupi, që tashmë është shumë pranë kurorëzimit të ëndrrës së madhe. Atë ëndërr që pas disfatës në debutim ndaj Arabisë Saudite dukej se ishte shndërrua në një makth. Keq, shumë keq, Kroacia, të cilës nuk i mjaftoi Modric i zakonshëm, i ndihmuar nga Kovacic. Kësaj skuadre i mungon një sulmues me vlera të mëdha dhe sot kjo e metë rezultoi një kufi i pakapërcyeshëm.

NJË HAP NGA TRIUMFI...

Pas Botërorit 2014, Argjentina prezantohet sërish në finale, në sulm për Kupën, që do ta barazonte Messi me të madhin Maradona. Seleccion mposhti Kroacinë 3-0 në gjysmëfinalen e luajtur në stadiumin Lusail. Protagonistët e mëdhenj Messi, që shndërroi penalltinë e 1-0 e shërbeu asist dhe Julian Alvarez, autor i një dygolëshi. Për 7 herë Topin e Artë, penalltia ndaj Kroacisë shërbeu për golin e njëmbëdhjetë në fazën finale të një Botërori. E natyrisht epërsi absolute në renditjen argjentinase të të gjitha kohërave të golashënuesve në Botëror. Pasi kaloi me shumë fat ndaj Brazilin, formacioni i Dalic këtë herë nuk e mori as mundimin të futej në lojë.

Lexo më tej: “Messi e ofendoi edhe më shumë para intervistës”: Edul, gazetari që po e intervistonte, tregon detajet e konfliktit

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI