Flash

Fundosja e varkës në Kanalin Anglez, humbin jetën 3 dhe shpëtohen 43 emigrantë

Lapsi.al 14 December 2022
Fundosja e varkës në Kanalin Anglez, humbin jetën 3 dhe

Të paktën 3 persona kanë humbur jetën dhe 43 të tjerë janë shpëtuar nga fundosja e anijes në Kanalin Anglez. Ekipet e kërkim shpëtimit kanë njoftuar se trupat e pajetë janë duke u transportuar me helikopterë. LBC raporton gjithshtu se 43 emigrantë nga varka janë nxjerrë të gjallë nga uji. Megjithatë mendohet se numri i vdekjeve të konfirmuara ka të ngjarë të rritet. Kjo pasi të mbijetuarit po luftojnë për jetën e tyre në spital dhe ende ka të tjerë që po kërkohen në det.

Varka besohet të jetë përmbysur rreth pesë milje larg Dungeness. Ajo mendohet se u nis nga brigjet e Francës veriore në orët e para të së mërkurës. Kushtet e motit raportohet se ishin “jashtëzakonisht të ftohta”. Kjo pavarësisht se deti ishte i qetë.

Kjo vjen pas afro 1 viti nga katastrofa që i mori jetën 31 personave. Natën e 24 nëntorit 2021 gomonia me 34 persona u mbyt teksa udhëtonte nga Franca për në Britani. Fatkeqësia shkaktoi bujë politike e mediatike. Kishte edhe persona që akuzuan qeverinë për dështimin për të siguruar rrugë të sigurta për emigrantët.  Sipas të dhënave të analizuara nga Sky News, 44,711 njerëz kanë kaluar Kanalin me varka të vogla në vitin 2022. Këtu përfshihen 1087 gomone, me një mesatare prej 41 personash për secilën.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI