Flash

Real Madrid hap dyert për Cristiano Ronaldo: portugezi nis stërvitjen me Blancos

Lapsi.al 14 December 2022
Real Madrid hap dyert për Cristiano Ronaldo: portugezi nis stërvitjen

Cristiano Ronaldo është rikthyer në Europë pas eliminimit nga Kupa e Botës në Katar. CR7 është ndalur në Madrid dhe i kërkoi presidentit të Real, Florentino Perez, leje për t'u stërvitur për disa ditë në qendrën sportive të Real Madrid në Valdebebas. Portugezi do të stërvitet vetëm në pritje për të gjetur një destinacion të ri, pas divorcit traumatik me Manchester United. Ronaldo ka punuar i vetëm në një nga fushat e Valdebebas, i shoqëruar vetëm nga djali i tij i madh, 12-vjeçari Cristiano Junior, i cili po ndjek hapat e tij në futbollin botëror.

Cristiano Ronaldo nuk dëshiron të humbasë kohë dhe muskuj e kështu, pasi u kthye në Europë, nisi menjëherë punën. Një ndalesë në të kaluarën e tij më të lavdishme. Është e qartë se Real Madrid e ka pritur me krahë hapur dhe do ta presë për aq kohë sa të dojë Ronaldo. Gjëja e vështirë, megjithatë, tani është të gjejë një ekip që plotëson ambiciet e tij të mëdha. Asnjë klub që luan në Champions League nuk është paraqitur dhe e vetmja ofertë konkrete që ka mbërritur është ajo e Al-Nassr. Një mal me para vërtetë, por që do ta largonte përfundimisht nga futbolli që ka rëndësi në moshën 38-vjeçare. Këtu kanë nisur edhe plasaritjet e para me menaxherin e tij historik Jorge Mendes.

Numri 1 i menaxherëve sportivë po mundohet të gjejë një ofertë të përshtatshme nga një klub europian. Një opsion është edhe Chelsea. Ndërkohë janë hapur edhe rrugë të tjera. Nuk janë vetëm arabët, me shifrat e tyre astronomike që janë diskutuar shumë javët e fundit. Edhe Katari është i interesuar me Antero Henrique, ish-drejtori sportiv i PSG. Portugezi, nga marsi, është drejtor sportiv i kampionatit të Katarit, Katar Stars League. Henrique është gati t'i paraqesë Ronaldos disa oferta nga klubet vendase.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI