Flash

Veprim inteligjent e shpërblyes, Maroku blen biletat e pashitura e ia dhuron tifozëve: 50 mijë ndaj Francës

Lapsi.al 14 December 2022
Veprim inteligjent e shpërblyes, Maroku blen biletat e pashitura e ia

Më shumë se 10,000 bileta falas. Në Marok, prej gati një muaji flitet vetëm për futbollin dhe Botërorin. E padyshim Maroku, për ndeshjen e mbrëmjes së sotme kundër Francës, do të ketë një pushtim të vërtetë tifozësh. Një mbështetje insistuese për të ndihmuar të preferuarit e tyre të përmbysin parashikimet e vigjiljes. Në fakt, Mbappe dhe shokët e tij janë absolutisht favoritë për tu bashkuar me Argjentinën në finalen e madhe.

E pra, këto 10,000 bileta plus u dhuruan nga federata marokene e futbollit për tifozët vendas, për të shtuar edhe më shumë mbështetjen për kombëtaren e tyre. E gjitha, në koordinim me FIFA-n dhe komitetin organizativ të Kupës së Botës. Bëhet fjalë për biletat e pashitura për ndeshjen e sotme, të gjitha të ofruara për tifozët. “Pjesën e mbetur të biletave të pashitura në stadium i blemë dhe ua shpërndamë tifozëve tanë pranë stadiumit Al Janoub”, ishin fjalët e presidentit të federatës marokene, Fouzi Lekjaa.

Lexo më tej: “Janë të çmendur”. Regragui si Steve Jobs, ndez tifozët e Marokun: “Jemi gati, duam finalen”

AVIONËT

Ndërkohë, shumë tifozë përfituan edhe nga kontributi i linjës ajrore kombëtare për të mbërritur në Doha. Ministria e Transportit kishte ngritur një urë Kazablanca-Doha, me 30 fluturime të tjera, për të lejuar marokenët të mbërrinin në Katar. Por Royal Air Maroc papritmas anuloi të gjitha fluturimet e planifikuara për në Doha këtë mëngjes. Për këtë arsye 50,000 tifozët e pritur, për gjysmëfinalen ku luan Maroku, janë në dyshim: "Për shkak të kufizimeve të vendosura nga qeveria e Katarit, Royal Air Maroc ndjen keqardhje të informojë klientët për anulimin e fluturimeve të operuara nga Qatar Airways”. Ky është emaili i dërguar atyre që po përgatiteshin të niseshin, sipas Reuters. Faqet e internetit lokale tregojnë për rreth dhjetë nga tridhjetë fluturime që u nisën dje për në Katar. Me pak fjalë, përveç keqkuptimeve të fundit, është një total Marok-mania për gjysmëfinalisten e parë afrikane, në nëntëdhjetë e dy vjet histori.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI