Flash

'Wednesday', seriali i dytë më i ndjekur në Netflix

Lapsi.al 14 December 2022
'Wednesday', seriali i dytë më i ndjekur në Netflix

'Wednesday' është bërë seriali i dytë më i njohur televiziv në gjuhën angleze i Netflix. Seriali ka kaluar Dahmer-Monster: The Jeffrey Dahmer Story për vendin e dytë, sipas Variety.

Shfaqja e drejtuar nga Tim Burton tani është gjithashtu i treti në platformë që ka mbledhur mbi një miliardë orë të shikuara brenda një muaji. Renditjet në listën më të popullarizuar përcaktohen nga numri i orëve që fiton një titull brenda 28 ditëve të para në platformë.

Seriali ka mposhtur gjithashtu dokumentarin e sapopublikuar Harry & Meghan për sa i përket renditjes së shikueshmërisë. Dokumentari u vendos në vendin e dytë në renditjen javore të Netflix me 81.6 milionë orë të regjistruara brenda katër ditëve që nga premiera e saj më 8 dhjetor.

Në Wednesday, Jenna Ortega luan  personazhin ikonik të familjes Addams, një rol i interpretuar më parë nga Christina Ricci. Ajo dërgohet në Akademinë Nevermore, dhe përfundon duke u përpjekur të zbardhë një varg vrasjesh që kanë ndodhur pranë shkollës. Christina Riccie luan si një anëtare ‘normie’ e fakultetit. Pjesë e serialit janë dhe aktorët; Catherine Zeta-Jones dhe Luis Guzman në rolin e Morticia dhe Gomez Addams. Gwendoline Christie luan drejtoreshën e Nevemore.

“Shfaqja jonë ka superfuqi, të dëbuar ,” tha Jenna në një intervistë për MTV News. “Christina, mendoj se nuk donte të pengonte performancën time” duke shtuar, “Wednesday janë dy njerëz shumë të ndryshëm . Ndihesha sikur nuk doja të bëja diçka që ajo bëri 30 vjet më parë./Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI