Flash

Gara për kreun e ri të SPAK, KLP zgjedh sot pasuesin e Krajës

Lapsi.al 16 December 2022
Gara për kreun e ri të SPAK, KLP zgjedh sot pasuesin e Krajës

Këtë të premte mbahen zgjedhjet për kreun e SPAK. Tre kandidatët në garë janë Edvin Kondili, Adnan Xholi dhe Altin Dumani. Sipas Kushtetutës, kreu i SPAK-ut zgjidhet me shumicën e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ai ka mandat 3-vjeçar, pa të drejtë rizgjedhjeje.

KLP-ja, në zgjedhjen e kreut të SPAK, do të vlerësojë 7 kritere. Ato janë: eksperienca në ndjekjen dosjeve sensitive të korrupsionit dhe krimit të organizuar, eksperiencën dhe aftësitë në organizimin dhe drejtimin e një strukture, eksperiencën në hartimin e miratimin e rregulloreve administrative, eksperiencën në çështje të cilat kanë marrë vëmendje të lartë publike dhe ndërveprim me median, aftësitë në drejtimin të burimeve njerëzore, vizionin për drejtimin e SPAK si dhe imazhin që ka në publik si prokuror.

11 anëtarët e KLP-së për zgjedhjen e kreut të SPAK janë Alfred Balla, Tartar Bazaj, Arta Mandro, Bujar Sheshi, Eloida Goxhi, Esmeralda Cami, Ledina Riza, Mirela Bogdani, Nurihan Seiti, Sokol Stojani dhe Zeqir Hoda. Në rast se dy a më shumë kandidatë marrin numër të barabartë votash, KLP kryen një votim të dytë. Votimi bëhet mes kandidatëve me numër të barabartë votash.

Të këshilluara

Zhduket një shtetas boshnjak në Vlorë

Një shtetas boshnjak rezulton i humbur që prej ditës së djeshme në Vlorë. Kanë qenë familjarët e shtetasit boshnjak ata që kanë kallëzuar zhdukjen e tij. Uni...

13:32

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI