Flash

Macron dëshiron Kupën e Botës me çdo kusht: presidenti ka një plan

Lapsi.al 16 December 2022
Macron dëshiron Kupën e Botës me çdo kusht: presidenti ka

Presidenti i Francës Emmanuel Macron dëshiron Kupën e Botës. Franca, pasi mundi Marokun në gjysmëfinale, duhet të sfidojë Argjentinën në stadiumin Lusail, për kapitullin e fundit të Kupës së Botës 2022. Presidenti i Republikës Franceze shpreson se Les Bleus do të mund të ruajë titullin e kampionëve të botës. E, për t'i inkurajuar ata, ka një plan. Macron mendon të sjellë në ndeshje lojtarët francezë, të cilët nuk ishin në gjendje të merrnin pjesë në turne për shkak të dëmtimeve. Mes tyre, Karim Benzema, Paul Pogba dhe N'Golo Kante. Yjet e Bleus të dëmtuar duhet t'i japin mbështetjen e tyre skuadrës.

PLANI I MACRON

Sulmuesi i Real Madrid dhe mesfushorët e Juventus dhe Chelsea humbën mundësinë për të marrë pjesë në Kupën e Botës. Macron, megjithatë, dëshiron që këta lojtarë të marrin pjesë në finale gjithsesi për të inkurajuar shokët e tij të kombëtares. Ministrja franceze e sportit, Amelie Oudea-Castera, shpjegon Marca, konfirmoi interesimin e Macron për të sjellë lojtarë të lënduar në finale: "E di që mezi pret për ta bërë këtë dhe se është duke e studiuar. Do të shohim nëse është e mundur”.

Kante ka pësuar një dëmtim në tendinën e gjurit dhe nuk zbret në fushë prej disa muajsh. I njëjti fat për Pogba, i cili dëmtoi meniskun në verë. Nga ana tjetër, Benzema tashmë është rikthyer në stërvitje me Real Madrid. Sulmuesi kishte pësuar një dëmtim në mes të nëntorit. Trajneri i kombëtares franceze Dider Deschamps u pyet së fundmi nëse sulmuesi, mund të ishte i pranishëm në finale, por trajneri nuk u përgjigj: “Kalojmë te pyetja tjetër”.

Lexo më tej: Macron i magjepsur nga “kimia” e Francës, Deschamps tërbohet me pyetjen: “As nuk dua t’i përgjigjem”

Benzema nuk do të jetë në fushë, por Macron shpreson se ai do të jetë i pranishëm. Ashtu siç shpreson që Pogba dhe Kante të mund të fluturojnë në Katar. Mesfushori i Juventus e ka marrë aprovimin e klubit. Por a do të jetë në gjendje presidenti që me planin e tij të ndihmojë Francën ta mbrojë titullin?

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI