Flash

Në çështjen e zhurmshme mes Wanda e Mauro ndërhyn brutalisht Guido, vëllai i Icardi: “Një qenie e pështirë”

Lapsi.al 16 December 2022
Në çështjen e zhurmshme mes Wanda e Mauro ndërhyn

Duket se ka përfunduar vërtetë, këtë herë në mënyrë përfundimtare, ribashkimi i trazuar mes Wanda Nara dhe Mauro Icardi. Një histori që e është në qendër të vëmendjes prej muajsh tashmë, mes sherreve, tradhtive, chat-eve të vjedhura, afrimeve dhe ndarjeve që e kanë bërë shumë më tepër se një telenovelë. Tani që rrugët e tyre duken të ndara përfundimisht, në çështjen e zhurmshme ka ndërhyrë brutalisht vëllai i Icardi. Guido me një sërë historish në Instagram ka shënjestruar atë që me sa duket tani është ish-kunata e tij.

Në lidhje me këtë cështje të pafundme dashurie kanë folur pak të gjithë. Por në apel mungonte Guido Icardi, vëllai i Mauro, i cili ka dashur të shprehte mendimet e tij. Përshtypjet e tij erdhën pas fotove që u shfaqën në Argjentinë. Wanda e reperi L-Gante dukeshin në dalje të një klubi ku ata kishin shkuar së bashku për të parë gjysmëfinalen e Argjentinës kundër Kroacisë. Pas shpërndarjes së imazheve, vëllai i Mauro vendosi të shfryjë në mënyrë mjaft të rëndë.

WANDA NË SHËNJESTRËN E GUIDO ICARDI

"Një qenie e gjallë e pështirë", shkruan Guido në një nga historitë në Insta duke iu referuar Wanda Nara. Më pas ai shpjegon në një postim tjetër: “Para se të gjithë të më hidhen në qafë, nuk e kisha fjalën për fizikun e saj. Në fakt, mendoj se kjo është fotografia ku duket më mirë. Të thonë çfarë të duan. Është një shpifësirë. Hipokrizi... Të shohim nëse më denoncon edhe mua se kam thënë atë që mendoj. Ah, nuk më merr dot asnjë euro”, e mbyll vëllai i Mauro. Ai në realitet e kishte fshirë një prej historive, por shumë vonë për t'i shpëtuar syrit vigjilent të rrjetit.

E të mendosh se më pak se një muaj më parë Wanda dhe Mauro ishin në Maldive, duke shijuar një lloj muaji të dytë mjalti.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI