Flash

Tragjedi në Francë/ 10 persona humbin jetën pas zjarrit në një pallat

Lapsi.al 16 December 2022
Tragjedi në Francë/ 10 persona humbin jetën pas zjarrit në

Dhjetë persona, përfshirë pesë fëmijë, kanë humbur jetën në një zjarr në një pallat pranë Lionit të Francës. Policia bëri të ditur se një zjarr i madh shpërtheu në një bllok apartamentesh shtatëkatëshe në Vaulx-en-Velin. Përveç numrit të të vdekurve, ata thanë se katër persona kanë mbetur në gjendje kritike dhe 10 të tjerë kishin raportuar lëndime të lehta. Zjarri është shuar nga 170 zjarrfikës të cilët janë dërguar në vendngjarje në orën 03:25.

Ministri i Brendshëm, Gerard Darmanin, tha se shkaku i zjarrit nuk dihet ende dhe vlerësoi punën e zjarrfikësve që shpëtuan njerëzit në “kushte jashtëzakonisht të vështira”. Ai shtoi se fëmijët që vdiqën ishin të gjithë të moshës nga tre deri në 15 vjeç. Darmanin shtoi se një hetim mbi atë që shkaktoi zjarrin do të nisë më vonë të premten.

Të këshilluara

Bie qeveria e Sllovakisë

Qeveria e Sllovakisë të enjten ra pas humbjes së një votimi mosbesimi në parlament. Gjenerata e koalicionit në Parlamentin me 150 vende ra pas një thirrjeje ...

21:28

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI