Flash

Mihajlovic, flet doktoresha që e kuronte: "Për të jetuar do të ishte përballur me çfarëdo dhimbje"

Lapsi.al 17 December 2022
Mihajlovic, flet doktoresha që e kuronte: "Për të jetuar do

Sinisha Mihajlovic ishte një pacient perfekt. Doktoresha që e kishte nën kujdes Franceska Bonifazi e përsëriti edhe tani që fatkeqësisht sëmundja fitoi mbi trajnerin serb. "Ai kishte një personalitet të madh dhe në të njëjtën kohë aftësinë për t'i besuar plotësisht vetes. Ai kishte një sëmundje shumë të keqe, një nga më agresivet që kam parë ndonjëherë”. Këto ishin fjalët e drejtoreshës së programit të terapive të avancuara celulare në spitalin Sant'Orsola në Bolonja.

Lexo më tej: Sinisha Mihajlovic nuk jeton më: leucemia e mposhti “Ciganin”, trajnerin serb 53 vjeçar

Doktoresha Bonifazi pastaj ka treguar edhe dëshirën e madhe të Mihajlovic për të jetuar. 53 vjeçari, sipas saj, bëri gjithçka për të fituar betejën: "Për të jetuar, ai do të kishte përballuar çdo dhimbje dhe vuajtje - tha ajo për Corriere dello Sport -. Ai nuk donte të linte familjen, që ishte oksigjeni i tij. Madje më shumë se futbolli që ishte bota e tij. Sëmundja e tij ishte e keqe dhe rezistente ndaj të gjitha terapive dhe transplanteve. Por ai nuk ishte kurrë vetëm, falë të dashurve të tij. Edhe në spital të gjithë e donin shumë", përfundoi doktoresha Bonifazi. Mihajlovic u diagnostifikua me leucemi në 13 korrik 2019. Mihajlovic, arriti ta mposhtë herën e parë, por leucemia u kthye sërish në mars 2022. Tre vjet trajtime, një transplant i palcës kockore dhe rikthimi në pankinën e Bolonjës e më pas gjërat morën drejtimin e pakthyeshëm.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI