Flash

Mourinho i thotë ‘jo’ Portugalisë: e ardhmja në verë, por vetëm me dëmshpërblim

Lapsi.al 17 December 2022
Mourinho i thotë ‘jo’ Portugalisë: e ardhmja në

Roma mund të jetë e qetë, José Mourinho nuk ka ndërmend për momentin që të pranojë pankinën e Portugalisë. Në fakt, nuk është ekzaktësisht një derë e mbyllur, por një sinjal i qartë se nëse marrëveshja bëhet, do të jetë vetëm në fund të sezonit. Pa harruar se duhet të ketë edhe një dëmshpërblim në favor të Romës. Kontrata e Special One me verdhekuqtë zgjat deri në vitin 2024 dhe Roma nuk ka ndërmend t'i lejojë atij dypunësimin.

Federata e futbollit luzitan, pas shkarkimit të Santos, kishte zgjedhur pikërisht këtë mënyrë, për të bindur Mourinho të marrë drejtimin e kombëtares. Mourinho, te Roma, përfiton rreth 8 milionë euro neto. Sidoqoftë, Friedkins nuk do ta linte trajnerin e tij të largohej pa marrë një dëmshpërblim nga Portugalia. Çështja është se Portugalia është në kërkim të një emri të madh për pankinën. Jo vetëm për të zëvendësuar një trajner që ka fituar Europianin e Nations League, por edhe për të bërë më pak të ndjeshme largimin e afërt të një lojtari ikonë si Cristiano Ronaldo. Në këtë pikë, karizma e Mourinho mund të jetë e duhura.

Lexo më tej: Mourinho mbërrin në Portugali: është objektivi kryesor i luzitanëve për të zëvendësuar Fernando Santos

Sidoqoftë, në të kaluarën e afërt, Mourinho e kishte lënë të kuptohet idenë e tij. Special One e shprehu se nuk ishte i interesuar për rolin e trajnerit të kombëtares menjëherë. E megjithatë, tekniku portugez nuk e ka hedhur poshtë mundësinë për të ardhmen. Një e ardhme që mund të vendoset në qershor, me qetësi. Por gjithmonë nëse federata portugeze është e vendosur të përballet me një investim të rëndësishëm gjatë katër viteve.

Lexo më tej: Federata portugeze zgjedh një trajner Special: Mourinho kandidati numër 1 për të zëvendësuar Santos

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI