Flash

Skaner / Emrat e atyre që votuan Kondilin për SPAK, nxjerrin bllof Ramën

Lapsi.al 17 December 2022
Skaner / Emrat e atyre që votuan Kondilin për SPAK, nxjerrin bllof

Menjëherë sapo përfundoi votimi në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për zgjedhjen e keut të ri të SPAK, Edi Rama u mundua të lajë duart duke pretenduar se ai as nuk ka mbështetur as nuk ka pasur favoritin e tij për këtë garë. Duke harruar thirrjet se në këtë konkurim nuk vendos ambasada amerikane, madje edhe manovrat për të mos dëgjuar një ambasadore në largim e sipër ai publikoi një status të thatë në Twitter. “Procesi i zgjedhjes së drejtuesit të ri të SPAK foli vetë për të gjithë ata që duan të dëgjojnë dhe të gjitha thashethemet e katundit politik e mediatik për kapjen e s’kapjen e SPAK-ut nga regjimi i mori era"!

Ndonëse shumë burime brenda KLP e kanë pohuar për Lapsi.al se në ketë betejë kundër diplomatëve amerikanë ishin përfshirë edhe Lali edhe Bela edhe Tao, të cilëve i printe vetë shefi i qeverise ky i fundit nxitoi të pretendojë se u provua që rilindja nuk kërkonte ta kapte kreun e Prokurorisë së Posaçme.

Lexo me tej:

“Dorën që nuk e kafshon dot, puthe” Rama uron Dumanin për drejtimin e SPAK 

Por, përpos veprimeve dhe lobingut të njerëzve më të afërt të Ramës që u denoncuan direkt nga Yuri Kim për manipulim të procesit, hipotezën se rilindja është ngërthyer në një beteje për jetë a vdekje për SPAK-un e nxjerr në pah edhe vetë leximi i votës. Dihet se KLP ka 11 anëtarë, gjashtë prej të cilëve i zgjedh vetë trupa e prokurorëve ndërsa 5 të tjerë kalojnë nëpër filtrat e kuvendit, të propozuar gjoja nga avokatia, shoqëria civile dhe profesorati (lexo këtu nenin 149 për KLP).

Andi Bushati:Dumani, një fitore si e Pirros

Po të dekriptohet kjo votë kuptohet qartë se te vetmet vota për kandidatin e Ramës, Edvin Kondili, i dhanë ata anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë që kanë pasur punë me parlamentin. I pari prej tyre është kreu i këtij institucioni, Alfred Balla (djathtas ne foton e madhe lart), i cili e tregoi edhe gjatë numërimit të votave shtangjen dhe hutimin e tij kur pa duart e ngritura pro kandidatit që nuk e donte në asnjë mënyrë rilindja. Po në këtë linjë votoi edhe zëvendësi i tij, Tartar Bazaj (foto e vogël në mes poshtë). Ndërsa dy votat e tjera u dhanë nga Mirela Bogdani dhe Nurihan Setiti. Këta të katërt ishin ata që nuk u tutën as nga prezenca e ambasadores amerikane në sallë, para votimit (foto poshte), as nga takimet paraprake kokë më kokë me të, për të shmangur manipulimet, dhe joshjet.

 

Rama: “Kreun e SPAK nuk e zgjedh qeveria, aq më pak ambasada e Yuri Kim” 

Pra kjo shenjë, se pothuajse të gjithë ata, në emërimin e të cilëve rilindja ka ndikuar, iu bindën urdhërit të saj, e përgënjeshtron indiferencën e Ramës ndaj procesit. Tre të deleguarit e tij kryesorë për ta kapur SPAK, gati ia arritën qëllimit vetèm për një votë, ndonëse ata dështuan të merrinin qoftë edhe një ngritje dore nga trupa e prokurorëve, askush prej të cilëve nuk pranuan të votonin kandidatin e preferuar të qeverisë.

©Lapsi.al

Për Altin Dumanin votuan:

  1. Bujar Sheshi
  2. Zeqir Hoda
  3. Ledina Riza
  4. Eloida Goxhi
  5. Arta Mandro

Për Edvin Kondilin votuan:

 

 

  1. Alfred Balla
  2. Tartar Bazaj
  3. Nurihan Seiti
  4. Mirela Bogdani

Për Adnan Xholin votoi:

Sokol Stojani

 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI