Flash

Video/ Kupa e Botës në Katar ul siparin: muzikë dhe poezi në ceremoninë e mbylljes

Lapsi.al 18 December 2022
Video/ Kupa e Botës në Katar ul siparin: muzikë dhe poezi në
Ka ulur siparin Kupa e Botës, Katar 2022. Ceremonia e mbylljes së turneut u zhvillua para finales Argjentinë-Francë në stadiumin Lusail. Një përzierje e mrekullueshme e muzikës dhe poezisë me temë futbollin që i bashkon të gjithë. Në të morën pjesë "Një natë për t'u kujtuar" Davido dhe Aisha, Ozuna dhe Gims. Po ashtu i gjithë formacioni femëror i "Ndrico qiellin" me Nora Fatehi, Balqees, Rahma Riad dhe Manal dhuruan një spektakël për të mos u harruar në Katar. Një ceremoni kushtuar muzikës dhe gjithëpërfshirjes, një fije e kuqe që bashkoi edhe ceremoninë e hapjes. Gjithcka nisi me një këngëtare nga Katari, që i dha zë versionit në anglisht e gjuhën katariote të 'What a great world'. Lexo më shumë: Finalja e Botërorit 2022: numrat e statistikat që duhet të dini për Argjentinë-Francë Sapo kënga mbaroi, ndërsa filloi himni i këtij Botërori, një syth gjigant u çel në qendër të fushës. Prej aty dy topa, të Argjentinës dhe Francës, nisën të fluturojnë në ajër. Nga brenda sythit u shfaqën tre këngëtarët e himnit, të cilët performuan live. Spektakli vazhdoi, me muzikë, kërcime dhe i gjithë stadiumi u shndërrua në një teatër gjigant në ajër të hapur. Ceremonia e mbylljes, përfundoi me një shpërthim të pabesueshëm fishekzjarresh. Lexo më shumë: Finalja që do të përjetësojë Messi ose Mbappe: Franca e pamundur nga latinët nga 1978, e fundit ishte Argjentina

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI