Flash

Altin Dumani prezantohet si kreu i SPAK: Koha për një luftë më agresive ndaj korrupsionit

Lapsi.al 19 December 2022
Altin Dumani prezantohet si kreu i SPAK: Koha për një luftë

Prokurori që u zgjodh në krye të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani, është prezantuar sot zyrtarisht para stafit. Ai do të pasojë Arben Krajën pas tre vitesh. Ky i fundit gjatë ceremonisë tha se ka besim te Dumani se do ta çojë më tej punën e strukturës së posaçme. Në nisje të fjalës së tij Dumani falënderoi kolegët të cilët garuan me të për postin e kreut të Prokurorisë së Posaçme dhe po ashtu ish-drejtuesin Arben Kraja.

"Këto 3 vite kanë qenë të vështira. Secili prej nesh ka pasur kontributet e tij. U shpreh mirënjoheje për angazhimin e sakrificat. Pas këtyre 3 viteve SPAK do kalojë tashmë në një fazë tjetër. Është koha e një lufte më agresive ndaj korrupsionit të zyrtarëve të cdo niveli si dhe krimit të organizuar. Kemi një prokurori në funksion të plotë. Jemi 17 prokurorë. Kemi BKH funksionale dhe kemi fituar eksperiencë në 3 vite. Inkurajoj e nxis secilin prej jush që të gjithë të demonstrojmë si një skuadër e vetme se jemi të aftë të procedojmë penalisht çdo shkelës ligji pavarësisht pozitës së tij. Të mos harrojmë detyrën që të kemi një SPAK ku publiku të ketë besim. Ju premtoj që unë do jem në krahun tuaj për sfidat që na presin. Duke hetuar bashkë me ju e duke krijuar kushtet të ushtroni funksionet të pandikuar nga askush por duke qenë bvesnik vetëm te ligji.", tha Dumani. 

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP zgjodhi prokurorin Altin Dumani si drejtues të ri të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK. Votimi u krye pasi tre prokurorët kandidatë, Adnand Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili paraqitën platformat për drejtimin e SPAK. Dumani mori pesë vota nga procesi i votimit që u zhvillua në Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP). Kandidati tjetër, Edvin Kondili mori 4 vota, ndërsa Adnan Xholi mori vetëm një votë.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI