Flash

Guri, shkopi dhe tryeza evropiane

Shqipëria po shkon drejt përshkallëzimit të konfliktit shoqëror dhe këtë nuk po e bën symbyllazi. Por, shikuar nga nj&eu...

12:10 Veton Surroi

Dikush sabotoi dhomën e zhveshjes së kombëtares: në Francë janë të sigurtë se kush është fajtori

Lapsi.al 20 December 2022
Dikush sabotoi dhomën e zhveshjes së kombëtares: në

Ndërsa Argjentina feston në rrugët e Buenos Aires me mbi 4 milionë tifozë, në Francë mbledhin copat pas një disfate që dhemb tmerrësisht shumë. E dihet, ditët pas një rezultati të keq janë gjithmonë më të vështirat. Në fillim fyerjet raciste ndaj disa lojtarëve fajtorë për humbjen e penalltive vendimtare. Pastaj polemikave rreth Karim Benzema që ka vendosur të largohet nga kombëtarja. Ndërsa tani nga brenda shfaqet edhe emri i një elementi të skuadrës që dyshohet se sabotoi dhomën e zhveshjes së Deschamps.

Të humbasësh në aktin e fundit të Kupës së Botës me penallti pasi ke arritur dy herë barazimin nuk është absolutisht një gjë e lehtë për t'u tretur. E orët dhe ditët pas disfatës shpesh bëhen skenë grindjesh, kritikash dhe ofendimesh. Franca po përjeton pikërisht këtë. E mes polemikave të llojeve të ndryshme, vullneti për të gjetur një fajtor për finalen e humbur duket i qartë. Sipas gazetarit Romain Molina, fajtori i dyshuar ka një emër dhe mbiemër: Benjamin Pavard.

Lexo më tej: Kur humbasin nuk janë francezë: fyerje raciste për Coman e Tchouameni për penalltitë e humbura

Sipas gazetarit francez, Pavard sabotoi në një farë mënyre Bleus. Ai ka bërë fillimisht komente negative dhe të pahijshme ndaj shokëve të skuadrës. Mbrojtësi i Bayern krijoi kështu një atmosferë toksike në dhomat e zhveshjes. Si rezultat, ai është grindur me trajnerin Deschamps dhe stafin. Ndoshta pikërisht për këtë arsye u preferua si mbrojtës i djathtë gjatë gjithë Kupës së Botës Kounde, i cili në rol është qendërmbrojtës. Pavard gjithashtu ka nxjerrë informacione të brendshme, duke përdorur marrëdhënien e tij me disa gazetarë.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI