Flash

Franca konfirmon Deschamps: për Zidane tani zgjedhja e parë është Juventus

Lapsi.al 20 December 2022
Franca konfirmon Deschamps: për Zidane tani zgjedhja e parë

Franca bën lëvizjen e saj, ashtu si mendohej, duke konfirmuar në krye të pankinës Didier Deschamps. Në këtë pikë, Zinedine Zidane është më afër Juventus. E ardhmja e Zizou dukej e vulosur pas Botërorit 2022 në Katar, ku Les Bleus arritën deri në finale. Pankina e Deschamps si përzgjedhës i kombëtares ishte dëshira e madhe e Zidane, që e shihte si vendin më komod për të vazhduar një karrierë fitimtare. Por, Federata Franceze e Futbollit mendon të vazhdojë me Didì. Një e dhënë tjetër do të ishte lamtumira përfundimtare me Gjelat e Karim Benzema, në mosmarrëveshje të fortë me trajnerin aktual dhe i rreshtuar në anën e mikut të tij Zizou.

Zidane – sipas asaj që raporton L’Equipe në skenarin e hartuar për të ardhmen e kombëtares – duhet të vlerësojë propozimet e reja. Ose të paktën të fillojë ta bëjë seriozisht, pa mundësinë e menjëhershme të Bleus në prapavijë. Pas refuzimit për Manchester United dhe një marrëdhënie të turbullt me PSG-në, për të cilën ai nuk është plotësisht i bindur, Juventus është një nga rrugët përpara tij. Të paktën për gazetën franceze.

HIPOTEZË GATI E PAMUNDUR

Një hipotezë e studiuar tashmë edhe në të kaluarën. Zidane shkroi faqe të rëndësishme në fushë si bardhezi. Pastaj tekniku u përfol se ishte mes një pankine të Real Madrid dhe një viti pushimi. Tani Zinedine është efektivisht i lirë të bëjë një zgjedhje të tillë. Por një skenar që në gjendjen e gjërave, do të ishte e vështirë të hipotezohet.

Në fakt, për L'Equipe, Juventus do të ishte një “projekt që mund ta tërheqë”, por krahasuar me zëvendësimin e parë të Allegri apo Sarri, situata në klubin bardhezi ka ndryshuar. Në planin ekonomik - pavarësisht nga ngjarjet e fundit - do të ishte praktikisht e pamundur. Duhet përballuar paga e Allegri (që nuk është në skadencë) dhe duhet marrë përsipër ajo faraonike të Zidane.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI