Flash

It’s coming home… çmimi Fair Play: Anglia skuadra më "e mirë" e Katar 2022

Lapsi.al 20 December 2022
It’s coming home… çmimi Fair Play: Anglia skuadra më

Jo, as këtë herë trofeu nuk u kthye në shtëpi. Anglia, e nisur si një nga skuadrat favorite për Katar 2022, fatkeqësisht doli në çerekfinale nga Franca. Kështu kombëtarja e Tre Luanëve duhet të presë medoemos edhe 4 vite të tjera për të rifilluar garën drejt ëndrrës Kupa e Botës. Por duhet theksuar se skuadra e Southgate ka shkëlqyer për diçka. Në fakt ishte Anglia ajo që mori më pak kartona në të gjithë turneun, duke fituar kështu të ashtuquajturin çmim Fair Play. Një ngushëllim i dobët, në të vërtetë shumë i dobët, që nuk u prit shumë mirë në shtëpi…

Në pesë ndeshjet e luajtura, anglezët kanë marrë vetëm një karton të verdhë. Edhe atë arbitri brazilian Sampaio ia tregoi Harry Maguire në minutën e 90 të humbjes fatale në çerekfinalen ndaj Francës. Vetëm një sanksion në mbi 500 minuta lojë, vërtetë shumë pak. Si për të thënë se skuadra e drejtuar nga Southgate ka vënë në fushë pak agresivitet konkurrues, siç pretendojnë shumë në Angli. E në fakt lajmi për “fitoren” e çmimit Fair Play ka marrë shumë kritika.

Lexo më tej: Anglia e eliminuar por fantastike, arbitri “fajtor” dhe dilema Southgate: “Do të qendroj? Do flasim…”

SARKAZMA E ISH-FUTBOLLISTËVE

Komentatorët e Botëror të Katarit për ITV kanë vënë në pah këtë të dhënë, duke e parë si diçka negative. Duke filluar nga Roy Keane, i cili foli për mungesën e agresivitetit nga ana e britanikëve. I të njëjtit mendim edhe Gary Neville: "Nuk është se duhet të komplimentojmë një skuadër kur ata marrin shumë kartonë. Por të marrim vetëm një në të gjithë turneun do të thotë se ndoshta kemi qenë shumë të sjellshëm," tha ish-mbrojtësi i Manchester United.

Ndoshta, ndonjë ndërhyrje më shumë nuk do ta kishin bërë Anglinë të fitonte Kupën e Botës. Por ndoshta do t'u kishte treguar tifozëve dhe specialistëve apo komentatorëve në TV, se lojtarët e Anglisë dëshironin shumë t'a sillnin në shtëpi.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI