Flash

Përdoruesit: Snoop Dogg duhet të drejtojë Twitter

Lapsi.al 20 December 2022
Përdoruesit: Snoop Dogg duhet të drejtojë Twitter

Ekziston një CEO i ri potencial për Twitter, të paktën sipas një sondazhi jashtëzakonisht të popullarizuar.

Pasi Elon Musk postoi një sondazh për përdoruesit duke pyetur nëse ai duhet të "tërhiqej" si kreu i Twitter, reperi  Snoop Dogg postoi një sondazh të tijin. "A duhet të drejtoj Twitter?" Në më pak se 24 orë, janë regjistruar mbi 2.3 milionë përgjigje të përdoruesve.  81% - ose afërsisht 1.7 milionë përdorues votuan se artisti duhet të jetë CEO i ri.

Musk ka internetin të ndarë për ndryshimet e tij të reja në Twitter. Sondazhi i tij përfundoi me  57.5% - duke votuar se ai duhet të tërhiqet nga pozicioni i tij. Musk pohoi në tweet se ai do t'u bindet rezultateve të sondazhit, duke i hapur kështu rrugën një drejtuesi të ri të platformës. Por gjërat nuk përfunduan të gjitha në votim. Më shumë se një muaj më parë, gjatë një gjyqi të lidhur me Telsa, Musk dëshmoi se po planifikon të gjejë dikë tjetër për të drejtuar Twitter. Ai zbuloi se "sinqerisht nuk dëshiron të jetë CEO i ndonjë kompanie".

Nga ana tjetër pavarësisht nëse postimi i Snoop-it ishte thjesht për të qeshur, një numër përdoruesish janë entuziastë për mundësinë. "Gjithçka që dua për Krishtlindje është që Snoop Dogg të drejtojë Twitter-in", komentoi një person./Lapsi.al

Lexo Edhe: https://lapsi.al/2022/12/20/elon-musk-reagon-ndaj-votimit-per-largimin-e-tij/

Të këshilluara

Merr fund lufta e Amber Heard dhe Johnny Depp

Amber Heard ka zgjedhur të ecë përpara. Ditën e djeshme,aktorja njoftoi se kishte  marrë "një vendim shumë të vështirë" për të zgjidhur çështjen e shpifjes të n...

09:37

Kompania e Rihanna-s paditet për mashtrim

Kompania e Rihanna, Savage X Fenty, do të paguajë 1.2 milionë dollarë për të zgjidhur një padi nga Santa Clara County dhe katër qeveri të tjera lokale në Kalifo...

17:22

Grabitet shtëpia e Robert De Niro

Një grabitëse femër u kap në shtëpinë e Robert De Niros në Upper East Side duke rrëmbyer dhuratat e Krishtlindjeve. Sipas, The Post, Shanice Aviles hyri në s...

17:07

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI