Flash

Rëndohet gjendja shëndetësore e Gianluca Vialli: e ëma fluturon për në Londër

Lapsi.al 20 December 2022
Rëndohet gjendja shëndetësore e Gianluca Vialli: e ëma
Bota e futbollit, por jo vetëm, është në këto orë e shqetësuar për gjendjen shëndetësore të Gianluca Vialli. Ish-sulmuesi i Cremonese, Sampdoria dhe Juventus po përballet me kancerin në pankreas, me të cilin lufton prej pesë vitesh. Vialli kur zbuloi për herë të parë sëmundjen e quajti si “mysafir i paftuar” dhe “shoqërues udhëtimi që me kënaqësi do ta kisha shmangur”. Javën e kaluar Vialli njoftoi ndërprerjen e angazhimeve me Federatën Italiane të Futbollit. Kjo pikërisht për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. “Duhet ta ndihmoj trupin tim – saktësoi ai – që ta kapërcejë këtë fazë të sëmundjes”. Vialli prej disa kohësh jeton në Londër dhe pikërisht aty është shtruar në klinikën ku tashmë kishte kryer dy cikle kimioterapie më herët. Gjendja e tij është përkeqësuar orët e fundit dhe nëna e tij 87-vjeçare Maria Teresa fluturoi dje nga Kremona për në Angli. Shenjë e situatës kritike që po kalon ish-kampioni italian. Ditët e fundit ka pasur shumë mesazhe solidariteti, afërsie dhe dashurie nga e gjithë bota e futbollit. Shumë ish-bashkëlojtarë (për shembull Mancini, Ravanelli dhe Cabrini), apo edhe lojtarë që ka drejtuar gjatë karrierës si trajner (Thierry Terry), dhe miq e të njohur kanë dashuri t’i japin zemër. Të gjithë të shtrënguar rreth njërit prej personave më të dashur dhe më ikonë të sportit italian.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI