Flash

Ndaj gjithçka nga kudo që udhëton me Vodafone

Lapsi.al 21 December 2022
Ndaj gjithçka nga kudo që udhëton me Vodafone

Krishtlindja dhe Viti i Ri po afrojnë dhe shumë prej jush kanë zgjedhur t’i festojnë jashtë vendit. Jeni kujdesur dhe keni rezervuar gjithçka: biletat e udhëtimit, të prera shumë kohë më parë (me ofertë, normal!); dhomat e hotelit, ndoshta diku në një resort me borë, ku mund të bëni edhe ski; mbrëmjen e Krishtlindjes apo ndërrimit të viteve në ndonjë restorant ekskluziv, me ushqim të shijshëm e muzikë të bukur; panetonen me krem pistachio apo fruta të thata e keni blerë gjithashtu, ndoshta ndonjë artizanale nga Italia; keni bërë gati edhe valixhet, që presin me padurim në korridor për aventurën e re. Gjithçka gati! Apo “thuajse gjithçka” gati?

Në epokën digjitale, minutat dhe interneti në telefon janë po aq domosdoshmëri sa edhe valixhet, bileta e fluturimit apo dhoma e hotelit. Çfarë vlere do të kishin pushimet e fundvitit nëse nuk uroni dot të dashurit tuaj nga përtej kufirit në orën 12 të natës? Nëse nuk nisni mesazhe urimi tek miqtë dhe kolegët? E mbi të gjitha, nëse nuk i tregoni gjithë botës, përmes postimeve në rrjetet tuaja sociale, sa bukur po ia kaloni në Dolomite, Vienë apo Nju Jork?

Për t’i bërë të gjitha ju duhen plane tarifore roaming me shumë minuta e GB internet, një rrjet me mbulim të gjerë dhe tarifa të lira. Shkurt, ju duhet Vodafone. I cili ofron shërbim në më shumë se 140 rrjete në gjithë botën, komunikim të pandërprerë dhe eksperiencën 4G. Paketa 4, 5 apo 10-ditore për Evropën, SHBA-të apo Kanadanë. Kombinime me më shumë minuta e të tjera me më shumë internet. Varet nëse do t’ju duhen më shumë minuta bisedë për të uruar një nga një gjithë fisin apo internet për të ndarë live momente nga hedhja e fishekzjarreve në mesnatë në Times Square. Ose rrjet i shpejtë për një urim ndryshe në fundvit, frymëzuar gjithmonë nga tradita:

“...Mos kujto se të kam harruar,

në whats app të kam uruar!”

  • Mos harroni: e para ishte fjala, por ajo duhet të jetë edhe e fundit në ndërrimin e viteve. Thuaje me Vodafone!

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Parashikimi i motit sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës do të jetë nën dominimin e kthjellimeve në të gjithë ultësirën perëndimore, por në zonat malore pritet ...

07:49

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI