Flash

Paligjshmëria në themelet e Teatri të ri, shpërfillet Gjykata Kushtetueses

Lapsi.al 21 December 2022
Paligjshmëria në themelet e Teatri të ri,  shpërfillet

Në ceremoninë e vendosjes së gurit të parë për Teatrin e ri Kombëtar ishin të gjithë ata që shembën të vjetrin. Me Ramën e Veliaj u bënë bashkë aktorët Robert Ndrenika e Arben Derhemi, regjizori Altin Basha, arkitekti Bjarke Ingels etj. I kujtuan me cinizëm dhe të qeshura protestat dhe pretendimet e atyre që donin të ruhej godina historike dhe pastaj prezantuan në 3D godinën e re, sallat dhe skenat moderne.

Por ceremonia që u zhvillua në rrënojat e teatrit të vjetër i hap rrugë një akti në kundërshtim me ligjin dhe kjo paligjshmëri nuk konsumohet në fshehtësi siç ndodh me një krim, por para kamerave që transmetojnë live.

Sepse në Korrik të vitit të kaluar Gjykata Kushtetuese e shpalli të paligjshme procedurën me të cilën Rama dhe Veliaj arritën tek shembja e godinës së vjetër. Më konkretisht, Gjykata rrëzoi procedurën e kalimit të pronësisë të teatrit nga qeveria tek bashkia. Dokumenti poshtë.

[caption id="attachment_787323" align="alignnone" width="607"] Vendimi per kalimin e truallit nga Ministria e Kultures tek Bashkia e Tiranes[/caption]

Për pasojë çdo veprim që pasoi për shembjen e teatrit, për projektimin, tenderimin, nxjerrjen e lejes për godinën e re rezultojnë të jenë të paligjshme.

Lexo edhe: Pikë për pikë/ Si duhet kuptuar vendimi i Kushtetueses për teatrin?

Lexo edhe: Teatri/ ‘I anti-korruptuari’ Bjarke Ingels zhytet në marrëveshjen e korruptuar me qeverinë shqiptare

Lexo edhe: Teatri i ri, si provë për opozitën e Sali Berishës

Në bazë të vendimit të Kushtetueses, trualli i Teatrit ku kryebashkiaku Veliaj do të ndërtojë godinën e re nuk i përket më Bashkisë së Tiranës. Në respekt të Kushtetueses duhej t'i kthehej Ministrisë së Kulturës, ndërsa godina e re duhej të ndërtohej me tender publik të hapur.

Në vend të kësaj, Rama dhe Veliaj po vazhdojnë planin, sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Projekti bëhet akoma më absurd, kur mendon se vendimin e Gjykatës Kushtetuese po e shpërfillin pikërisht ata që inicuan dhe propaganduan reformën në drejtësi./Lapsi.al

https://lapsi.al/2018/06/16/genjeshtra-e-veliajt-historiani-i-artit-teatri-kombetar-kronika-e-shembjes-se-nje-godine-te-jashtezakonshme/

 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI