Flash

Papa Françesku: Në këto Krishtlindje kujtoni fëmijët në Ukrainë

Lapsi.al 21 December 2022
Papa Françesku: Në këto Krishtlindje kujtoni fëmijët

Papa Françesku i ka bërë thirrje botës që të kujtojnë fëmijët në Ukrainë që po vuajnë nga i ftohti këto Krishtlindje.

“Le të mendojmë për fëmijët e shumtë në Ukrainë që po vuajnë, po vuajnë kaq shumë, për shkak të kësaj lufte. Shumica e atyre që kam parë këtu nuk mund të buzëqeshin,” tha Papa, duke iu referuar fëmijëve nga Ukraina që janë strehuar në Romë.

“Është shumë e rëndë dhe e vështirë kur një fëmijë humbet aftësinë për të qeshur. Këta fëmijë mbajnë brenda vetes tragjedinë e kësaj lufte, kaq çnjerëzore, kaq mizore. Le të mendojmë për popullin ukrainas këto Krishtlindje, që janë pa energji elektrike, pa ngrohje, pa gjërat thelbësore për mbijetesë”.

Rusia ka sulmuar infrastrukturën energjetike të Ukrainës që nga tetori. Javën e kaluar Papa bëri thirrje që të shpenzojmë më pak para për festimet dhe dhuratat e Krishtlindjeve këtë vit dhe t’i dërgojmë ato para ukrainasve për t’i ndihmuar gjatë këtij dimri të ftohtë.

Të këshilluara

DEA sekuestron mbi 300 milionë doza fentanil

Agjentët federalë të drogës në SHBA kanë sekuestruar mjaftueshëm fentanil në vitin 2022 sa për të vrarë çdo amerikan. Administrata e Zbatimit të Drogës (DEA) se...

10:20

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI