Flash

Aplikimet për azil arrijnë në nivelin më të lartë të këtij viti në shtator në shtetet e BE-së

Lapsi.al 22 December 2022
Aplikimet për azil arrijnë në nivelin më të lartë

Mbi 1,100 persona nga Shqipëria kanë aplikuar për azil në një nga shtetet e Bashkimit Europian në muajin shtator. Kjo shifër është bazuar tek të dhënat e publikuara sot nga Eurostat. Ky është niveli më i lartë i këtij viti. Ai mbetet më i ulët se rekordi prej rreth 1800 personash i shënuar në të njëjtin muaj të vitit të kaluar, që ishte më i larti që pas pandemisë. Numri i aplikimeve për azil në shtator nga shqiptarët është më i lartë se i ukrainasve (870)

Në total, për 10 mujorin kanë kërkuar azil në BE gjithsej 7870 shtetas shqiptarë, me një rritje prej 34% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Franca vijon të mbetet shteti kryesor që tërheq më shumë azilantë, për shkak të politikave me sociale që ajo zbaton. Në këtë shtet aplikuan rreth 54% e totalit për periudhën janar-shtator. Pas Francës renditet Gjermania me 15% të aplikimeve në total, Italia me 11% dhe Greqia me 10%. Gjeografia e aplikantëve është zgjeruar deri në Slloveni e Rumania, me nga 5 aplikime për secilin shtet.

Që prej fundit të vitit 2019, Eurostat nuk raporton më të dhënat e aplikimit për azil në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas informacioneve të tjera zyrtare në periudhën janar-shtator 2022 kanë kërkuar azil në Britani 13,272 shtetas shqiptarë.

Në total, duke përfshirë dhe aplikimet në BE, për perudhën janar-shtator kanë aplikuar për azil në Be dhe Mbretërinë e Bashkuar mbi 21 mijë shtetas shqiptarë, duke ia kaluar gjithë vitit 2021, kur numri i aplikimeve ishte rreth 17 mijë.

Sipas Eurostat, në shtator 2022, 89 590 aplikantë për azil për herë të parë (shtetas jo të BE-së) aplikuan për mbrojtje ndërkombëtare në Shtetet Anëtare të BE-së. Këto janë 11 995 persona më shumë se në muajin e kaluar, një rritje prej 15%. Krahasuar me shtatorin e vitit 2021 (62 820), ka pasur një rritje prej 43% në numrin total të kërkesave. Ashtu si në gusht 2022, në shtator, sirianët ishin grupi më i madh i personave që kërkonin azil (14 930 aplikantë për herë të parë). Ata u pasuan nga afganët (11 955), të ndjekur nga turqit (5 220), indianët (4 530) dhe venezuelasit (4 520).

Pas agresionit ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, pati një rritje të madhe të azilkërkuesve ukrainas për herë të parë (nga 2 370 në shkurt në 12 890 në mars, por shifrat kanë ardhur duke u ulur çdo muaj (nga 1 510 në prill në 870 në shtator)./MONITOR

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI