Flash

Revolta dhe antarësimi në BE nuk e përjashtojnë njëra tjetrën

Revolta dhe rruga e aderimit të Shqipërisë në BE nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën. Revolta ka të bëjë me atë anë të Shqipërisë që negociatat e aderimit në BE ende nuk kanë arritur ta ndryshojnë, anën e pushtetit të personalizuar, anën e ndërlidhjes me krimin e organizuar, anën e shpërlarjes industriale të parave të drogës, anën e korrupsionit si kulturë qeverisëse, një kulturë qeverisëse si rregull e jo përjashtim

10:24 Veton Surroi

Nga Europa te mbijetesa: vetëm tre pikë lëvizin objektivat e Erzenit e Bylis në përballjen e fundit të vitit

Lapsi.al 22 December 2022
Nga Europa te mbijetesa: vetëm tre pikë lëvizin objektivat e

Erzeni mund të ëndërrojë të shqetësojë dy kryeqytetaset, duke ngushtuar diferencën me kryesuesit. Por më parë duhet të marrë fitoren kundër Bylis. Mallakastriotët nuk kanë kaluar një formë të mirë në kampionat. E megjithatë gjërat mund të kenë ndryshuar me goditjen e bërë në Rrogozhinë kundër Egnatias. Pas 6 humbjesh e një barazimi radhazi, Bellai pa të tijtë të dilnin me fitore nga transferta e vështirë.

E zgjidhi Ruçi, që ia dedikoi fitoren të vëllait të humbur pak ditë më parë. Por tekniku i Bylis e di mirë se për tu përsëritur kundër Erzenit kaq mund të mos jetë mjaftueshëm. E megjithatë një dozë besimi i është injektuar skuadrës ballshiote. Bylis vjen në 90 minutat me Erzenin në një situatë ndryshe nga ajo e Kapllanit. Vërtetë shijakasit janë të katërtët me 21 pikë, në shoqërinë e Egnatias, por në ndeshjen e fundit gjërat nuk shkuan mirë për ta. Tekniku mallakastriot ka nevojë për pikë që të largohet nga zona e rrezikut. E do të kërkojë t'i bëjë në transfertën e dytë radhazi.

Lexo më tej: Karakaçi e Hasani frikësojnë Memën: Egnatia e Duros viziton Kastriotin me dëshirën të harrojë humbjen në shtëpi

ERZENI GATI TË PËRFITOJË... NGA DERBI

Të mundur 1-0 në transfertën me Laçin, skuadra e Kapllanit shpreson tani që gjërat të përmirësohen brenda mureve të shtëpisë. Një ndeshje shumë delikate, që mund të përmbysë shumë situata, për vetë ngjeshjen e renditjes. Erzeni nëse arrin të dalë me tre pikë ndaj Bylis, mund ta shohë diferencën me dyshen e kreut të reduktuar, të paktën me njërin prej tyre. Por në rast suksesi të Bylis, tepër jetik për fomacionin e Bellait me 15 pikë, që ndjen rikthimin e Teutës, tani një pikë larg, dhe ka Kukësin të fundit me 12 pikë, diferenca mes tyre do të ishte vetëm tre pikë, sa për të kuptuar në cfarë renditje do ta gjente veten Erzeni, në mbylljen e kampionatit për vitin 2022…

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI