Flash

Revolta dhe antarësimi në BE nuk e përjashtojnë njëra tjetrën

Revolta dhe rruga e aderimit të Shqipërisë në BE nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën. Revolta ka të bëjë me atë anë të Shqipërisë që negociatat e aderimit në BE ende nuk kanë arritur ta ndryshojnë, anën e pushtetit të personalizuar, anën e ndërlidhjes me krimin e organizuar, anën e shpërlarjes industriale të parave të drogës, anën e korrupsionit si kulturë qeverisëse, një kulturë qeverisëse si rregull e jo përjashtim

10:24 Veton Surroi

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Portugalia nuk heq dorë nga Mourinho: takim me Federatën para Shën Stefanit

Lapsi.al 22 December 2022
Portugalia nuk heq dorë nga Mourinho: takim me Federatën para

Portugalia vazhdon të ëndërrojë José Mourinho, për pankinën e kombëtares. Pas zhgënjimit të eliminimit në çerekfinale të Botërorit 2022 dhe lamtumirës së Fernando Santos, Federata luzitane kërkon një emër të madh. Special One mbetet në krye të listës së dëshirave të portrugezëve. Sipas A Bola, është planifikuar një takim mes presidentit federal, Fernando Gomes dhe trajnerit të Romës. Mourinho do të qëndrojë në atdhe për festën e Krishtlindjes edhe pas përfundimit të kampit stërvitor të verdhekuqve në Albufeira, që u mbyll sot.

Mou duhet të kthehet në kryeqytet më 26 dhjetor. Përpara kësaj date tekniku do të takohet me drejtuesit federalë për të vlerësuar së bashku mundësitë e punësimit të tij si trajner.

Lexo më tej: Mourinho i thotë ‘jo’ Portugalisë: e ardhmja në verë, por vetëm me dëmshpërblim

Gjithsesi, pista mbetet e vështirë për t’u ndjekur. Kjo, sepse trajneri ka kontratë me Romën deri në qershor të vitit 2024. Klubi nuk duket i gatshëm ta “ndajë” teknikun e tyre me kombëtaren. Edhe pse në letër është e mundur të menaxhohet detyra e dyfishtë. Federata portugeze, pas shkarkimit të Santos, kishte zgjedhur pikërisht këtë mënyrë, për të bindur Mourinho të marrë drejtimin e kombëtares. Mourinho, te Roma, përfiton rreth 8 milionë euro neto. Sidoqoftë, Friedkins nuk do ta linte trajnerin e tij të largohej pa marrë një dëmshpërblim nga Portugalia.

SONDAZHI A BOLA, MBI 40% DUAN MOU NË PANKINË

Tifozët portugez nuk kanë asnjë dyshim pë njeriun që duan t'i drejtojë në Euro 2024. Ata kërkojnë José Mourinho si trajnerin e ardhshëm të Portugalisë. Ky është rezultati që del nga një sondazh i gazetës lokale A Bola, pikërisht për këtë çështje. Special One mposhti të gjithë konkurrencën, duke mbledhur 40.3% të votave. Në vendin e dytë, shumë prapa, Rui Jorge (11.6%). Ai ka lënë pas Leonardo Jardim dhe Abel Ferreira.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI