Flash

Qarkullonte me armë zjarri me vete, procedohet penalisht adoleshenti në Shkodër

Lapsi.al 22 December 2022
Qarkullonte me armë zjarri me vete, procedohet penalisht adoleshenti

Policia e Shkodrës ka nisur hetimet për një 15-vjeçar. Adoleshenti ishte kthyer në shqetësim për banorët, pasi qarkullonte me armë zjarri. 15-vjeçarit iu gjet në brez një armë zjarri pistoletë, pa krehër dhe pa fishekë në të. Në zonën ku ky shtetas banonte, u gjet edhe një armë zjarri pushkë, pa fishekë në të.

Autor i dyshuar i këtij rasti është shtetasi J. B., 15 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër, i cili për shkak të moshës, procedohet në gjendje të lirë.

Njoftimi i Policisë

Shkodër/Evidentohet dhe goditet një rast tjetër i mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit. Sekuestrohen 2 armë zjarri, pistoletë dhe pushkë.

U kthye në shqetësim për banorët, pasi dyshonin se qarkullonte në fshatin Grudë e Re, me armë zjarri me vete, ndalohet nga Policia, një 15-vjeçar, i cili për shkak të moshës, procedohet në gjendje të lirë.

15-vjeçarit iu gjet në brez një armë zjarri pistoletë, pa krehër dhe pa fishekë në të. Në zonën ku ky shtetas banonte, u gjet edhe një armë zjarri pushkë, pa fishekë në të.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër, si rezultat bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar menjëherë në fshatin Grudë e Re, ku kanë goditur një rast të armëmbajtjes pa leje.

Autor i dyshuar i këtij rasti është shtetasi J. B., 15 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër, i cili për shkak të moshës, procedohet në gjendje të lirë.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, 15-vjeçarit iu gjet një armë zjarri pistoletë, pa krehër dhe pa fishekë në të. Gjithashtu, në zonën përreth banesës së këtij shtetasi, u gjet edhe një armë zjarri pushkë, pa fishekë në të. Të dyja armët e zjarrit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijojnë veprimet hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për këtë rast.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI