Flash

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Video/ Argjentina kampione e botës, Batistuta nuk i përmban emocionet: shpërthen në lot direkt në TV

Lapsi.al 22 December 2022
Video/ Argjentina kampione e botës, Batistuta nuk i përmban emocionet:
Siç dihet, Kupa e Botës Katar 2022 përfundoi me Argjentinën në shkallën më të lartë të podiumit. Albiceleste fitoi titullin e tretë botëror në fund të një sfide me intensitet shumë të lartë kundër Francës. Triumfi i parë botëror i Messit në pjesëmarrjen e tij të fundit. E tani, paralelizmi me El Pibe de Oro ishte i pashmangshëm, por emocionet ishin për të gjithë. Për Gabriel Omar Batistuta edhe më shumë, sic tregon një video e bërë virale së fundmi. Legjenda e kombëtares argjentinase dhe protagonist në Itali me fanellat e Fiorentinës, Romës dhe Interit, nuk mundi të mbante lotët në transmetim direkt në TV pas penalltisë vendimtare të Gonzalo Montiel. Si opinionist në një stacion televiziv në Katar, Batistuta u ftua të komentonte triumfin e titullit botëror. Një koment, ai i Batigol, i shoqëruar nga emocionet dhe lotët për një fitore të madhe jo vetëm të kombëtares, por të gjithë vendit: “Është diçka e pabesueshme, ne të gjithë luftojmë për këtë qëllim. Jam shumë i lumtur për Messi dhe për të gjithë argjentinasit. Të gjithë ishin në anën tonë”. Batistuta, dukshëm i mallëngjyer, për ngjitjen e Albiceleste në çatinë e botës, shpërtheu në lot. Në fund të transmetimit, Batistuta doli në fushë për të marrë pjesë në festën e kombëtares së Argjentinës. Me të hyrë në fushë, ish-lojtari i Fiorentinës arriti të rrëmbejë një pjesë të rrjetës së një prej portave. Një relike e veçantë që pak më pas Batigol ua ka treguar ndjekësve, me një histori të publikuar në profilin e tij në Instagram.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI