Flash

Revolta dhe antarësimi në BE nuk e përjashtojnë njëra tjetrën

Revolta dhe rruga e aderimit të Shqipërisë në BE nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën. Revolta ka të bëjë me atë anë të Shqipërisë që negociatat e aderimit në BE ende nuk kanë arritur ta ndryshojnë, anën e pushtetit të personalizuar, anën e ndërlidhjes me krimin e organizuar, anën e shpërlarjes industriale të parave të drogës, anën e korrupsionit si kulturë qeverisëse, një kulturë qeverisëse si rregull e jo përjashtim

10:24 Veton Surroi

Video/ Sadiki shpëton Erzenin në fund: nuk ka fitues në “Niko Dovana”, Bylis mbetet në telashe

Lapsi.al 22 December 2022
Video/ Sadiki shpëton Erzenin në fund: nuk ka fitues në

Erzeni nuk mban dot hapin e kryesuesve, i ndalur në 1-1 nga Bylis. E megjithatë goli i Sadiki, në fund të takimit, i ka lejuar shijakasit të jenë në pozita komode në kampionat. Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për ballshiotët, pas barazimit në javën e 15 të kampionatit, që mbylli edhe 2022 e dy skuadrave.

Dy skuadrat vinin nga situata të ndryshme, edhe pse renditja më e mirë ishte e shijakasve. Skuadra e Kapllanit kishte humbur në Laç, ndërsa ajo e Bellait doli fituese në Rrogozhinë. Një ndeshje shumë e luftuar, që nisi me vonesë për shkak të një incidenti të ndodhur me autobusin e Bylis. Sfida u zhbllokua në minutën e 32′ nga Muçollari. Ai arriti të shënojë një supergol në zonë, duke goditur fluturimthi. Me avantazhin e miqve skuadrat shkuan në pushim.

Erzeni vuajti vrullin e miqve, që edhe në pjesën e dytë shtynë përpara. Ballshiotët patën disa mundësi të mira të mbyllnin ndeshjen, por nuk arritën të finalizojnë. Kapllani luajti kartën e zëvendësimeve, por rezultati erdhi kur nuk pritej më. Shijakasit rikthyen baraspeshën në minutën e 83′. Sadiki realizoi një gol me peshë, pas asisit të Kahrimanoviç, në zhvillimet e një goditje dënimi. Një barazim që i heq dy pikë të merituara Bylis, në pozita shumë delikate. Erzeni renditet në vendin e 4 me 22 pikë, ndërsa Bylisi në të 8 me 16 pikë. E megjithatë skuadra e Bellait e mbyll vitin me katër pikë në dy transferta radhazi. Një ogur i mirë për rifillimin e Superiores në janar.

[video width="768" height="424" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/12/Mucollari.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI