Flash

Eliminimi nga Kroacia, një plagë ende e hapur për Thiago Silva: “Zemra ime pikon gjak”

Lapsi.al 24 December 2022
Eliminimi nga Kroacia, një plagë ende e hapur për Thiago Silva:
Brazili kishte mbërritur në Katar si favorit i turneut. Një skuadër yjesh, ajo e Tite, që nga kualifikueset e deri në 1/8 kundër Koresë së Jugut (pavarësisht gabimit të parëndësishëm ndaj Kamerunit), kishte impresionuar. Por dëmtimi i Neymar në ndeshjen e parë, disa keqkuptime taktike dhe mbi të gjitha performanca solide e Kroacisë në çerekfinale, eliminuan 5 herë kampionët nga turneu. Përtej dëmit pastaj, për Selecao erdhi edhe tallja, duke qenë se trofeu u fitua nga rivalët e urryer, Argjentina. Një goditje e rëndë, e vështirë për t'u tretur edhe nga një veteran i kombëtares si Thiago Silva. Mbrojtësi shprehu gjithë keqardhjen e tij në rrjetet sociale. Në një postim të gjatë në Instagram, mbrojtësi 38-vjeçar i Chelsea ka shprehur gjithë dhimbjen për eliminimin e parakohshëm: “Nuk e di sa herë jam përpjekur të shkruaj diçka për atë që kemi përjetuar në këtë Kupë. Rrëfehem se eliminimi i pësuar dhe mënyra se si ndodhi është shumë e vështirë për t'u pranuar. Falenderoj Zotin, familjen time, ekipin e profesionistëve që janë me mua çdo ditë, më stërvisin dhe më ndihmojnë të realizoj ëndrrën për të vazhduar të luaj në një nivel të lartë".

RRËFIMI I SINQERTË I THIAGO

“Sidoqoftë, kur zgjodha të vazhdoj këtë karrierë – vazhdoi Thiago Silva – kam qenë gjithmonë i vetëdijshëm se çfarë japin rezultatet. E pa dyshim, ne gjithmonë punojmë me fitoren në mendje, por edhe humbja është pjesë e kësaj bote. E shërimi është shumë i vështirë për t'u arritur. Nga intervistat pas ndeshjes me Kroacinë e deri më sot, zemra më pikon gjak. Por pas disa ditësh jam i bindur se kemi bërë një punë të denjë. Të gjithë ne, lojtarët dhe stafi teknik”. “Ndoshta, nuk kam të drejtë të pendohem për një kohë të gjatë. Edhe në ëndrrat e mia më të mira të fëmijërisë nuk e kisha menduar kurrë se do të arrija kaq larg. Se do të merrja pjesë në katër Kupa Botërore, do të kisha dhuratë veshjen dhe mbrojtjen e fanellës më të rëndë në botë. Nuk mund të imagjinoj krenari më të madhe se kjo në profesionin tim. Falënderoj edhe tifozët që ishin atje si dhe në Brazil – përfundon ai – që na mbështetën në çdo moment. Vazhdoni të mbështesni dhe të besoni në ekipin brazilian, i cili ka një vend të veçantë në zemrën time!“.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Thiago Silva (@thiagosilva)

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI