Flash

Hoqi Ronaldon nga ekipi, tani ten Hag paralajmëron Lisandro Martinez: “Duhet të kthehet me këmbët në tokë”

Lapsi.al 24 December 2022
Hoqi Ronaldon nga ekipi, tani ten Hag paralajmëron Lisandro Martinez:

Ten Hag nuk përdor lojëra fjalësh, Lisandro Martinez duhet të kthehet me këmbët në tokë. Fitimi i Kupës së Botës është sigurisht një eksperiencë unike. Por më pas duhet kthyer në realitet për tu përqendruar në objektivat sezonalë. Premier League është gati të rifillojë dhe do ta bëjë këtë në të famshmen “boxing day”. Trajneri i Manchester United në një konferencë për shtyp, nënvizon kampionin e ri të botës të harrojë eksperiencën në Katar dhe të rikthehet të fokusohet te kampionati.

Trajneri holandez shpreson që Lisandro të mbërrijë së shpejti. Por argjentinasi duhet të lërë mënjanë entuziazmin dhe të kuptojë se tani është vetëm Premier League: “Unë mund ta kuptoj entuziazmin e argjentinasve, gjithçka ishte shumë emocionuese. Mendoj se të festosh Kupën e Botës në vendin tënd është madhështore. Por "Licha" duhet të kthehet me këmbë në tokë dhe të pranojë që Premier League do të fillojë përsëri".

Lisandro Martinez ende nuk është kthyer ende, ndërsa kundërshtari i finales, francezi Varane është parë në Carrington. Mbrojtësi, natyrisht, është i zhgënjyer që ka humbur finalen, por, sipas ten Hag, lojtari duhet të jetë vetëm krenar: “Varane, sigurisht, është i zhgënjyer që ka humbur finalen. Por ai gjithashtu mund të jetë krenar që ka luajtur sërish në finale. Gjithçka që ka arritur në karrierën e tij ka qenë madhështore”.

Kthehet kampionati, por së shpejti do të hapet edhe merkato e transferimeve. Ten Hag megjithatë nuk dëshiron të flasë për këtë: “Në Kupën e Botës kishte shumë lojtarë të mirë. Dhe shumë u shfaqën. Preferoj të fokusohem në objektivat që më shqetësojnë. Dhe ato janë mjaft të qarta”.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI