Flash

Një ministër francez sulmon festimet argjentinase: “FIFA çfarë bën? Duhet respekt për atë që humbi!”

Lapsi.al 25 December 2022
Një ministër francez sulmon festimet argjentinase: “FIFA

Finalja e Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Francës ka lënë dy vende në një situatë që nuk mund të ishte më ndryshe. Tifozët e Albiceleste prej ditësh festojnë pa pushim, mes skenave të ngazëllimit dhe madje disa çmendurie. Ndërsa francezët janë të zënë duke u ankuar se si shkoi ndeshja dhe duke firmosur peticione që ajo të luhet sërish. E vazhdojnë edhe polemikat, sepse argjentinasit po e ngacmojnë paksa shumë krenarinë e Gjelave. Mjeshtri i ceremonisë së ngacmimit është portieri Martinez, i shfaqur në festë, në autobus, duke mbajtur në krah një kukull me fytyrën e Kylian Mbappè. Por në përgjithësi sulmet ndaj francezëve janë të shumta dhe tani ka ndërhyrë edhe Bruno Le Maire, ministër i Ekonomisë dhe Financave

Kështu, dikush në Francë u lodh nga kjo situatë. Nuk po flasim për ndonjë tifoz, por një ministër të Republikës Franceze. Bruno Le Maire, ministër i Ekonomisë dhe Financave, foli në mikrofonat e Radio Sur dhe shpjegoi se çdo gjë duhet të ketë një kufi. E se dikush duhet të marrë një pozicion të qartë. Kush? Natyrisht FIFA, që duhet të qortojë e ndëshkojë rëndë Martinez për mungesën e respektit të treguar ndaj kundërshtarëve të tij pas fitores së tij në Kupën e Botës. "Çfarë po bën FIFA? Sporti ka të bëjë gjithashtu me lojën e ndershme, duke treguar respekt për të tjerët. E duke treguar respekt për ata që kanë humbur". Një koncept që në festimet argjentinase duket qartë se mungon.

DHËMB PËR DHËMB

Por në fund të fundit, dihet, festimet janë të tilla. E kushdo që është në anën e humbësit mund ta marrë vetëm filozofikisht. Skenat e arkivolit të djegur me fytyrën e Mbappè, ose një minutë e kërkuar heshtje në dhomat e zhveshjes për numrin 10 francez mund të mos jenë kulmi i lojës së ndershme, por janë shumë më pak shqetësuese se shumë gjëra të tjera që ndodhin në fushat e futbollit. Kështu, ose i përgjigjesh njëlloj (siç bëri Rami, duke e quajtur Dibu Martinez bir ku*ve në rrjetet sociale) ose ul kokën. Për më tepër, nëse FIFA do të ndërhynte vërtetë... do të duhej të skualifikonte të gjithë skuadrën e Argjentinës!

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI